Montella arrin marrëveshjen me Sevillan

0
145

Vincenzo Montella mund të quhet zyrtarisht trajner i Sevillas në La Liga. Italiani ka arritur marrëveshjen për 18 muaj, pra do të jetë në krye të andaluzianëve deri më 30 qershor të 2019-s.

Vetëm pak javë mbeti pa skuadër 43-vjeçari, i cili u shkarkua nga Milani për rezultate të dobëta. Edhe pse kishte kontratë me kuqezinjtë, gjithçka u zgjidh me marrëveshje për të mos patur probleme për nisjen e një aventure të re.

Montella ka përzgjedhur në rolin e bashkëpunëtorit teknik, Enzo Marescan. Ish-trajneri i Milanit pason në këtë detyrë argjentinasin Eduardo Berizzo, i shkarkuar për mungesë rezultatesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here