Meta: Kryepeshkopin Janullatos shikojeni si njeri të Perëndisë

0
137

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka shpjeguar sot në një intervistën në “Opinion” arsyet e vendimit të për dhënien e shtetësisë së Janullatos. Presidenti tha se gjithë debatet për figurën e tij nuk duhet të ngatërrohen me një të drejtë kushtetuese për dhënien e shtetësisë.

“Jam shumë I bindur për drejtësinë e këtij vendimi sepse Fortlumturia e Tij i plotëson të gjitha kriteret por sepse Ai ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e bërë atë sot në një nga kishat më të nderuara në botë.

Ka qenë jo vetëm një detyrim ndaj të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë pork a qenë një kërkesë e vazhdueshme e shumë personaliteteve të shquara të vendit tonë:doktorë, rektorë, ish-dekanë, emra nga më të shquarit të mjekësisë, të shkencës”,- tha Presidenti Meta.

Presidenti shtoi se “për popullin grek Janullatosi nuk është thjesht një klerik i lartë por një idhull i adhuruar për shkak të personalitetit të tij të jashtëzakonshëm,  si mendimtar në fushën e besimit dhe të teologjisë, si idealist dhe humanist dhe personalitet me reputacion tw jashtwzakonshwm ndëkombëtar. Edhe Mikis Teodorakis, kompozitori I madh grek që po bën 100 vjec, në letrën publikë drejtuar Janullatosit I shkruante “Anastasi i zemrave tona”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për ndjeshmëritë që ka shkaktuar nënshtetësia e Janollatos tek ata që e shohin si një prift grek, Meta tha se çështja e origjinës së Janullatos duhet të ndahet nga çështja e fesë dhe besimit.

“Ju ftoj të gjithë të ndajmë çështjen e origjinës së Janulloatosin nga çështja e besimit. Ai është personalitet i besimit, misionar dhe njeri i Perëndisë i cili ka bërë shërbime të jashtëzakonshme Kishës sonë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Besimet kanë lindur para shteteve dhe kombeve dhe unë jam i bindur se ardhmja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është më e ndritur dhe e sigurt falë edhe kontributit historikut të Janullatosit”,- Presidenti Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here