Lubonja: Reforma në drejtësi, me “vaditjen” dhe “prashitjen” e ambasadorëve, s’do sjellë gjë të mbarë

0
152

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në vend si dhe ka bërë një analizë mbi pritshmëritë për vitin 2018, që pritet të trokasë pak pas ditësh. Në një lidhje me ‘skype’ për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lubonja theksoi se nuk ka pritshmëri të lartë për vitin që vjen.

“Të mbjellat që do të korren në 2018 nuk më duken se janë të mbjella të mbara. Janë mbjell shumë probleme gjatë këtij viti. Unë kështu e shoh. Do thoni ju po për çfarë e ke fjalën?! E para duhet përmendur ekonomia, që s’ka gjetur ende zgjidhje, për të grabitur resurset. Njerëzit e pasur në Shqipëri janë ata që grabisin paratë publike. Në mungesë edhe të kanabisit, pasi kemi pasur edhe atë si ‘burim’ pasi është burim i së keqes, nuk e dimë se ça do të ndodhin nga ana ekonomike. Reforma në drejtësi, që u mboll gjatë kësaj kohe, me vaditjen dhe prashitjen e ambasadorëve, s’do të sjell gjë të mbarë. Kapja e drejtësisë do japin tensione. Sa i përket opozitës dhe protestave të saj nuk jam shumë entuziast. Populli është i zhgënjyer me këtë opozitë. Opozita mirë bën që proteston, por duhet të gjejë rrugët e veta për t’u bërë më bindëse. Nuk duhet të tregojë se do të marrë vetëm kalin e sistemit dhe të rrëzojë Ramën”, tha Lubonja. Teksa u pyet mbi rolin që do të ketë kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku, Lubonja tha se kjo çështje mbetet për t’u parë se deri ku do të shkojë përdorimi i kryeprokurores.

“Ndryshime do ketë, por se dimë se në ça niveli do jenë këto ndryshime. Ndryshimet e para po duken, por varet se deri ku do shkojë përdorimi i kryeporkurores. Opozita ka shumë gjëra që i kërkon dhe do të protestojë lidhur me këto. Nga ana tjetër duhet se kjo opozitë nuk është pa mëkate”, tha ai.

Lubonja tha se Prokuroria nuk i ka prekur peshqit e mëdhenj edhe kur ka qenë kjo opozitë.

Lidhur me ekonominë pas zhdukjes së fenomenit të kultivimit të kanabisit dhe investimet, Lubonja tha: “Kur ju thoni investime nga qeveria nënkuptoni që qeveria hedh para. Qeveria nuk ka ku i gjen paratë o nga borxhet ose nga taksat duke rritur taksat ose nga privati me PPP. Mund të vijojë ajo teoria që thuhet që paratë e drogës mund të futen në ekonomi për të ricikluar dhe kjo mund ta mbajë iluzionin e një rritjeje”.

Analisti Lubonja vlerësoi opozitën për denoncimet por tha se ajo e ka të vështirë të fitojë besimin e qytetarëve.
“Opozita ka bërë mirë deri diku punën e denoncimit. Denoncimin e këtyre skandaleve që kanë dalë. Është një ndihmë që i jep shoqërisë se në fund fare kush ka fuqi t’i denonconte këta banditë, nëse nuk i denoncon opozita. Ka bërë një punë deri diku të mirë, por sigurisht asaj nuk i hiqet hija e një opozite që i bën këto denoncime siç i bënte Berisha para vitit 2005, dhe pastaj në momentin që ka marrë pushtetin ka pasur të njëjtin sistem. Nuk i ikën opozita kësaj hije. Si mund ta fitojë besimin nuk e shoh të lehtë. Do shikojmë protestat e saj që të arrijnë të ndezin zjarrin e madh të revoltës popullore iu duhet punë. Nganjëherë disa thonë bile që të dalë nga parlamenti. Momenti i çadrës, hyrja në zgjedhje tregoi se ata nuk kishin këllqe për atë punë, pikërisht sepse s’kanë atë besimin. Në fund fare e dinë ata se sa besojnë tek ato që thonë , apo sa ua do puna. Në këtë situatë është më mirë të qëndrojë në parlament se sa të largohet. Ajo që të zhgënjen më shumë është se nuk shohim lëvizjet e tjera, opozitat alternative siç mund t’i quaj si Ben Blushin, Bojaxhiun që po bëjnë atë gjumin letargjik që tregojnë që populli nuk po gjen rrugën ku të mbështetet”, tha Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here