Intervistë/ Sara Kolami: Së shpejti do ju prezantoj diçka të re edhe të bukur!

0
1310

Intervistoi: Irini Meçe

Sara Kolami është një nga personazhet që ka rrëmbyer vëmendjen e publikut nga stili i saj i guximshëm dhe i pagabueshëm. Ajo është një nga moderatoret më të këndshme të momentit që i ka dhënë një frymë të re televizionit. Prej disa kohësh ajo drejton emisionin In Style në InTv, e cila po na tregon çdo ditë e më shumë se sa shumë ajo e dashuron punën që bën. Përpos moderimit, ajo është kthyer edhe si ikonë stili në Shqipëri që të ngjall kuriozitet për stilin e saj aq të veçantë.  Sara Kolami vjen në këtë interviste për gazetën “Standard” për të na folur më shumë rreth stilit të saj, emisionin që ajo drejton dhe eksperiencën në fushën e aktrimit.

Jemi në ditët e fundit të vitit 2017. Si ka qenë ky vit për ju?

Ka qene një vit plot emocione edhe pikërisht në këto momente që po afrohet viti i ri është momenti i duhur për të reflektuar me veten. Jam shume e kënaqur nga 2017, me ka rritur edhe me ka mësuar shumë gjëra! Vlerësoj çdo lloj eksperience pasi nuk duhet të neglizhojmë faktin që eksperiencat të cilat nuk janë edhe aq pozitive janë ato që na rrisin edhe na bëjnë njerëz më të mirë.

Cili ka qenë momenti më i rëndësishëm që ke kaluar gjatë këtij viti?

E kam të pa mundur të veçoj një pasi kam përjetuar shumë momente të veçanta, ndihem shumë e bekuar për njerëzit të cilit kam në jetën time edhe momentet e bukura që kam kaluar me ata.

Po momenti më i vështirë?

Vera mund të them ka qenë pak e vështirë pasi kanë qenë dilema midis punës edhe pushimeve por përfundimisht e fitoj puna këtë sfidë.

E njohur si një personazh me shumë stil, në këtë periudhë festash të gjithë duan të dinë se si do vishet  Sara në natën Vitit të Ri?

Me shumë mundësi e veshur me pizhamet e mia të preferuara afër oxhakut duke shijuar momente të bukura me familjen. Në Shqipëri jetoj vetë edhe më jepet rasti ti takoj ata të shtëpisë rrallë prandaj edhe në periudhë festash preferoj të largohem nga Tirana edhe të bashkohem me ato.

Cila është ngjyra që të personifikon ty më së miri?

E zeza, nuk mund të gabosh kurrë me këtë ngjyrë!

Ngjyra që nuk është dhe nuk do jetë asnjëherë në gardërobën tënde?

Absolutisht ngjyra portokalli.

Si do e përkufizonit ju stilin tuaj?

Komod plot kontraste.

Trendi që ti e ke përqafuar menjëherë në këtë vit?

Choker edhe beret, janë dy elemente që i adhuroj edhe i kam në ngjyra nga me të ndryshmet.

Trendi që nuk të ka pëlqyer këtë vit?

Xixat tek rrobat. Nuk e gjej fare veten tek ky lloj trendi.

A kanë stil shqiptarët?

Sigurisht! Investojmë shume tek stili por do më pëlqente nëse investonin pak më shume të krijonin një stil më të personalizuar edhe jo të jenë njësoj.

Kush kanë më shumë stil, shqiptarët apo grekët?

Nuk mund ti krahasoj pasi kanë një stil totalisht ndryshe! Në Greqi janë shumë minimaliste kurse në Shqipëri ndjekin gjithmonë trendet më të reja.

E ke menduar ndonjëherë rikthimin në Greqi?

Për të thënë të vërtetën jo, por kur nuk i dihet.

Të shohim shumë shpesh përkrah blogereve shqiptare. Cila është e preferuara jote për sa i përket stilit? Cila të pëlqen shumë?

I kam shume shoqe edhe secila është totalisht ndryshe nga njëra-tjetra pasi investojnë tek shija personale që ato kanë edhe sigurisht në çfarë i shkon. Më pëlqejnë të gjitha njësoj shumë.

Cila fashion bloger e huaj të pëlqen dhe pse?

Chiara Ferragni, ngelet një ikonë stili edhe suksesi!

Ka qenë një dëshirë e jotja e hershme për t’u bërë pjesë e televizionit?

Jo, është diçka që ndodhi totalisht pa pritur.

-Drejtoni një emision që ka lidhje me modën, make up, fashion dhe stil. Si ka lindur ky emision?

Nga dëshira ime për të kombinuar çdo gjë që unë kam qejf ne një! IN Style lindi vitin e kaluar pas shume kërkim brenda vetes, është një emision argëtues edhe informative në të njëjtën kohë.

Ju gjithashtu keni provuar edhe botën e kinematografisë, ku jeni bërë pjesë e filmit “Ndërkombëtarët” me regji nga Pluton Vasi. Mund të na tregoni si ka qenë për ty kjo eksperiencë dhe rreth rolit që ju keni aty?

Ka qenë një nga eksperiencat e mia më të bukura pa e tepruar aspak! Është një prej filmave që kam marrë pjesë edhe mezi po pres për filmin e radhës!

Pas këtij filmi do ju shohim më të angazhuar si aktore?

Patjetër! Por do bëhet kur edhe unë do lirohem pak nga ana e televizionit pasi dua ta bej me gjithë shpirt!

Fashionista, moderatore, ke studiuar për psikologji, aktrim. A ka ndonjë pasion tjetër apo talent nga Sara që nuk e dimë ende?

(Qesh) Për ditë mundohem të investoj tek vetja edhe kur shikoj që kam me qejf diçka punoj fort për të prandaj edhe besoj së shpejti do ju prezantoj diçka të re edhe të bukur!

Çfarë pret nga 2018? Cilat janë dëshirat që ju do të dëshironit që t’u realizoheshin këtë vit?

Uroj me gjithë shpirt 2018 të jetë një vit plot shëndet edhe suksese për të gjithë! Plot energji pozitive edhe dashuri! Për mua është shume e rëndësishme të kem afër njerëz të mirë edhe të lumtur sepse në këtë mënyrë ndihmojmë njeri-tjetrin, çdo gjë tjetër e kemi vet në dorë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here