Gramoz Ruçi: Koalicion me LSI? Kurrë nuk thuhet “kurrë”!

0
132

Interesante një përgjigje e Gramoz Ruçit. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka dhënë një përgjigje befasuese i pyetur për marrëdhëniet e Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një intervistë në Top Channel, Gramoz Ruçi tha se nuk mund të thotë se çështja e koalicioneve ka përfunduar. I pyetur nëse PS mund të bëjë koalicion me LSI, ai tha:

“Në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë, unë nuk mund të them që as në 2019, as në 2025 dhe kështu që i mbetet kohës, duke qenë se është hera e parë në opozitë”, – tha Ruçi.

Gramoz Ruçi njihet si “shtylla kurrizore ” e PS, por kjo përgjigje nuk duket e pamenduar dhe as sa për të dhënë një përgjigje. Mos është një diversion për të futur dyshime në koalicionin opozitar PD-LSI? Apo një ofertë për zgjedhjet e vitit 2019, të cilat janë zgjedhje vendore, por kanë peshë të madhe në politikën afatgjatë. Apo një linjë tjetër në PS, ndryshe nga ajo e kryeministrit Rama?

Ruçi e tha dhe nuk është se ai nxitohet apo emocionohet para kameras televizive. Pra PS e lëshoi ofertën ndaj LSI, ndonëse duket shumë larg në përspektivë një ribashkim forcash të majta. E sigurtë mbetet se në Tiranë pa një bashkim PS-LSI nuk e fiton PS-ja kandidatin, pavarësisht se Veliaj po punon. Në shumicë votash PD-LSI e dërmojnë PS-në në bashkinë e Tiranës, aq me tepër që PS-ja nuk shkon drejt një mandati të tretë politik qeveritar, pasi është dërmuar shumë nga qeverisja e veçanërisht nga dosja Habilaj-Tahiri.

Edhe nëse ndodh që PS-LSI në zgjedhjet lokale të ribashkohen, nuk ka ndonjë çudi, pasi ishte vetë PD-ja, e cila u puth me Edi Ramën natën e 17 majit dhe preu në besë LSI, bile e sulmoi me shumë LSI se sa PS-në dhe kryeministrin Rama.

Gramoz Ruçi e lëshoi stuhinë. Me dinakëri apo me sinqeritet mbetet për t’u parë. Gjithsesi LSI nuk ka pse del me vrap për të përgënjështruar, sepse nuk është se PD-ja nuk e ka prerë në besë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Mjaftojnë viti 2008 me ndryshimet kushtetuese dhe  17 maj 2017. Tani është fundvit pushimesh dhe nuk duhet reaguar pa hyrë janari.

Mot i ftohtë dhe mendje e ftohtë! koha jone

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here