Vdes burri me biçikletë që u godit nga makina

0
157

Një 49-vjeçar nga fshati Këmishtaj i Lushnjes, Gj. P. ka ndërruar jetë pas një aksidenti që pësoi dje në Divjakë. Ai ishte duke qarkulluar me biçikletë kur u godit nga një makinë Golf, që drejtohej nga Alban Pashaj, 32 vjeç, banues në Lushnje.  Viktima u dërgua në Spitalin e Traumës, tiranë, por nuk mundi të mbijetonte.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë autorin e aksidentit, Alban Pashaj, 32 vjeç. Çështja i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here