Për llogari të kujt pale, Rama plagosi miqësinë me SHBA?

0
209
Nga Sali Berisha

 

Për llogari të një pale të tretë plagosi miqësinë e shqiptarëve me SHBA!

Të dashur miq, Edvin Kristaq Rama, pasi votoi në OKB me urdhër të padronëve, pra për llogari të një pale të tretë, dhe në një akt pabesie dhe antikombëtar kundër aletatit tonë strategjik më kryesor SHBA, ka një javë që keqshfrytëzon Ditzi Sul Bushatin, ish bashkëshorten e tij Fico dhe pseudonalistë etj, për të mbuluar prapanicën pasi ka futur kokën si struci në rërë. Ai betohet e stërbetohet se nuk ka votuar kundër SHBA.

Në të vërtetë Rama, në fshehtësi nga parlamenti, presidenti, në shkelje flagrante të interesit kombëtar dhe pabesi të plotë ndaj kombit tonë dhe aleatit të tij strategjik më kryesor, votoi kundër SHBA. Ai votoi për dënimin e një vendimi sovran të Kongresit dhe presidentit të SHBA për vendosjen e ambasadës së tyre në Jeruzalem dhe njohjen e këtij qyteti në përputhje me realitetin ekzistues si kryeqytet i i Izraelit. De fakto Jeruzalemin e kanë pranuar si kryeqytet të Izraelit të gjithë ata presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm nga mbarë bota që kanë vizituar në këto 5 dekadat e fundit Izraelin.

Por le të kthehemi tek pretendimi idiotesk e i turpshëm i Ramës.

Me mashtrimet e tij të përditshme Rama beson se mund t’ju fshehë shqiptarëve qëndrimin e qeverisë dhe Presidentit të SHBA ndaj votës në OKB për të dënuar vendimin e tyre sovran. Me këtë rast edhe njëherë po rikujtoj këtu se ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley në letrën drejtuar ambasadave të vendeve anëtare të OKB përfshi këtu edhe Shqipërinë shkruan se:

“Do të raportoj te presidenti i SHBA-së emrat e të gjithë atyre që mbështesin një draft rezolutë që hedh poshtë lëvizjen e SHBA-së në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Presidenti Trump e ka marrë personalisht këtë çështje”, – dhe vijon -, “Ndërsa konsideroni votën tuaj, ju inkuarjoj që ta dini se presidenti dhe SHBA do të marrë këtë votë personalisht. Presidenti do ta vëzhgojë këtë votë më kujdes dhe më ka kërkuar që të raportoj për ata që votojnë kundër nesh”.

Pas votimit ambasadorja Haley deklaroi se “Shtetet e Bashkuara do ta kujtojnë këtë ditë në të cilën u veçuan për tu sulmuar në Asamblenë e Përgjithshme për vetë aktin e ushtrimit të të drejtës si vend sovran. Ne do ta kujtojmë këtë ditë kur……shumë vende të vijnë të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh, që të paguajmë akoma më shumë dhe të përdorim ndikimin tonë në dobi të tyre.”

Pra për ambasadoren Haley, qeverinë e SHBA dhe presidentin e SHBA Donald Trump, vota pro e Shqipërisë për rezolutën e OKB që dënonte një vendim sovran të tyre, ishte qartësisht votë kundër tyre. Por kjo nuk është e vërtet për narkoklikën, Edvin Kristaq Ramën dhe Ditzi Sul Bushatin, të cilët votuan njëlloj si etërit e tyre, sepse nuk mund t’u harrojnë SHBA-ve armiqësinë ndaj etërve të tyre xhelatë të shqiptarëve ndaj dhe plagosën me qëndrimin e tyre të pabesë marrëdhëniet me SHBA, aleatin më kryesor më strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here