Ndërron jetë gazetari dhe ish-sekretari i Ramiz Alisë

0

Në moshën 78-vjeçare, është ndarë nga jeta Guro Zeneli, sekretar i ish-Presidentit Ramiz Alia.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë njoftuar miqtë e tij në Facebook, Muharrem Xhafa dhe Petro Koçi.

“Dhimbje për vdekjen e Guro Zenelit! Po shoh në Fb se paska ndërruar jetë Guro Zeneli! Ndjej dhimbje për vdekjen e tij! Ishte një shok i rrallë, njeri i dashur e punëtor i madh!  51 vjet njohje me Guron në punë me rininë, në punët e pushtetit e në aparatin e KQ të Partisë së Punës! Siç ishte i dashur e i këndshëm në komunikim, dhe në këto vite të vështira, herepashere gjenim kohë me Guron për të pirë një kafe e për të biseduar!  Ngushëllime familjes! I paharruar kujtimi i Guro Zenelit”, shkruan Muharrem Xhafa në faqen e tij në Facebook.

Ndërsa Petro Koçi shkruan “Dhimbje pëer ndarjen nga jeta të Guro Zenelit tonë!”.

Guro Zeneli lindi në 4 gusht 1939 në Sarandë.

Lindi në Fterrë, ku kreu arsimin fillor. Shtatëvjeçaren e mbaroi në Kuç. Shkollën e mesme pedagogjike e përfundoi në Tiranë. Në vitet 1960-1964 përfundon studimet në UT në degët Gjuhë e Letërsi Shqipe dhe Pedagogji e Psikologji. Ka dhënë provimet pasuniversitare për filozofi dhe ka kryer kursin e lartë të filozofisë në Tiranë.

Për shumë vite ka punuar si mësues dhe si pedagog i jashtëm në shkollat e larta, si drejtues rinie në rrethin e Vlorës, ka qenë drejtor i shtëpisë së kulturës në Sarandë dhe në vitet 1982-1988 ka punuar në administratën e lartë të shtetit, pranë Presidentit të Shqipërisë .

Lini nje pergjigje