Monopoli që po shkatërron kompanitë shqiptare

0

Nga Endrit Shaba

Prej tre vitesh shoqëritë që kryejnë shërbimin e ngarkim shkarkimit të anijeve, në Portin e Durrësit, të specializuara dhe licensuara me kontrata të rregullta me Autoritetin Portual Durrës për të operuar në të gjithë territorin e Portit, përballen me kundraligjshmërinë e aktivitetit të shoqërisë koncesionare  EMS APO sh.p.k. Për sqarimin e opinionit publike kjo shoqëri është krijuar si rrjedhojë e tenderit të propozuar për këtë koncesion ku mjaft aktiv ka qënë edhe ish-drejtori I Autoritetit Portual z. Eduard Ndreu i cili i dha një konktratë kësaj shoqërie me dëm të konsiderueshem ekonomik për shtetin.

Problematikat e lindura nga ky koncesion janë bërë prezent në vazhdimësi pranë Autoritetit Portual Durrës dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastruktures, zgjidhja praktike dhe ligjore ka munguar. Institucionet nuk kanë vepruar dhe në këtë mënyrë I kanë dhënë akoma më shumë krahë veprimeve abuzuese të koncesionarit gjerman EMS APO.

EMS APO nëpërmjet imponimit të klientëve ka realizuar bllokimin e plotë të kryerjes së aktivitetit stevedore të kompanive të tjera të licensuar për të operuar në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit. Kjo skemë abuzuese vihet në veprim nëpërmjet vincave të këtij Terminali, të cilat janë të domosdoshëm në procesin e ngarkim-shkarkimit. Koncesionari EMS APO I përdor si instrument presioni nëpërmjet mos vënies në punë të tyre në rastet kur klienti përzgjedh një nga shoqëritë e tjera. Ky veprim i krijon klientit dëm të konsiderueshëm ekonomik nga vonesat dhe kostot e qëndrimit të anijes dhe përballë këtij rreziku klienti lidh kontraten me shoqerine EMS APO.

Te mire informuara nga shoqerite stevedore Autoriteti Portual Durres dhe Ministria e Transportit dhe Infrastruktures, disa here i kane kerkuar dhe urdheruar shoqerise EMS APO, te korrigjoje kete veprimtari e cila bie ne kundershtim te plote me kushtet e kontrates koncesionare, dhe duke e paralajmeruar kete per masa ndeshkuese me shkresat: shkresen nr. Prot 1164/3 date 23.03.2015, me shkresen nr. Prot 2526/1 date 19.05.2015. me shkresen nr. Prot. 4851 date 22.09.2015, , me shkresen nr prot 5016 date 30.09.2015. Paaftesia ne reagim dhe ne zbatim te masava ligjore nga insitucionet përgjegjese shteterore, ka bere qe shoqeria EMS APO me arrogance të injorojë pa asnjë hezitim të gjitha keto urdhera. Nga ministria përgjegjese, tashmë MInistria e Transportit dhe Energjitikes, ende nuk ështe marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj për rrjedhore problemi I bllokimit të shoqërive stevedore vazhdon.

Për më shumë institucionet shtetërore kane dështuar të veprojnë edhe kur janë njoftuar që kjo shoqëri ka përfituar këtë koncesion duke deklaruara si të saj mjete në pronësi të partnerit shqiptarë për të plotësuar detyrimet e kontratës në kushte mashtrimi edhe vjedhje. Praktikishte ky koncesionar ka përfituar një koncesion duke bërë 0 investim por jo vetëm kaq por skandali I rradhës është që ky koncesion ka bërë blerjen e vincave nga Autoriteti Portual Durrës duke lënë kolateral pranë një banke të nivelit të dytë vetë Terminalin Lindore të Autoritetit Portual Durrës i cili është në pronësi të Ministrisë së Transportit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar disa auditime ligjshmerie pranë Autoritetit Portual Durrës ku për auditimin e ushtruar në vitin 2014 është rekomanduar rinegocimi I kontratës së koncesionit sipas objektit të koncesionit pasi shoqëria nuk është e aftë të përballojë financiarishtë këtë lloj shërbimi. Ndërsa në auditimin e vitit 2016 KLSH konstaton se Porti i Durrësit ka lejuar kompaninë EMS APO  të ushtrojë veprimtarinë e saj në kushtet e një monopoli, duke mos lejuar shoqëritë e licencuara të ngarkim-shkarkimit (stivadorët) të kryejnë përpunimin e anijeve. Gjithashtu, kompania EMS APO nuk disponon kapacitet e nevojshme për të kryer këtë shërbim, sipas kërkesave të dhe nuk ka vënë dispozicion dokumentacionin e kërkuar nga APD në kundërshtim me nenin 12.1.5 të marrëveshjes koncensionare.  Megjithëse, institucionet janë informuar, situata vazhdon të jetë larg zgjidhjes duke e cuar sektorin në një monopol abuziv dhe të jashtëligjshëm me pasoja të konsiderueshme financiare për kompanitë vendase, të cilat praktikisht janë të detyruara të falimentojnë.

Lini nje pergjigje