Fabrikë zifti në Mirditë, Qytetarja: Na djegin sytë, s’marrim dot frymë

0

Në Mirditë, sipas dëshmisë së një banoreje të fshatit Rrasfik është ndërtuar së fundmi një fabrikë zifti, e cila sipas saj po ju shkakton shumë dëmtime, që nga djegia e syve e deri te vështirësitë për të marrë frymë.

Loading...

‘Si të mos mjaftonin lavatriçet e rërës që gërryenin lumin Fan dhe shumë toka afër lumit, tani është kthyer një shqetësim tjetër shumë i madh për të gjithë ne që jetojmë në këtë fshat të vogël, një fabrië zifti është hapur tani dhe siç duket në video nxjerr shumë tymra në ajër, duke e bërë të pamundur shpesh herë dhe të marrim frymë.’, shkruan banorja te ‘Nisma Thurje’

Dëshmia e saj është shoqëruar edhe me një video, e cila tregon qartë tymin që del nga oxhaku i ndërtimit.

‘Ne nuk mund të dalim jashtë sepse na djegin sytë. Do doja shumë ta publikonit këtë rast sepse kam shpresë se mund të na ndihmonit.’, përfundon ajo.

Loading...

Lini nje pergjigje