Dezertorit koreaoverior i gjenden antitrupa të antraksit në gjak

0

Ushtari koreanoveriar i cili dezertoi për në Korenë  e Jugut këtë vit, i janë gjetur antitrupa të antraksit në gjak. Një zyrtar i inteligjencës koreanejugore bën të ditur zbulimin.

Nuk dihet nëse ushtari ishte i ekspozuar ose i vaksinuar kundër antraksit dhe zyrtari nuk specifikoi se cili ushtar nga katër ushtarët që ndanë rrugët me Phenianin këtë vit mbanin antitrupa. Ushtarët u larguan nga Koreja e Veriut me 12 qershor, 18 qershor, 13 nëntor dhe 20 dhjetor.

Ushtari i paidentifikuar zhvilloi imunitetin ndaj antraksit para dezertimit të tij, vuri në dukje zyrtari.

Lajmi po shkakton shqetësim në Korenë e jugut, pasi sëmundja bakteriale mund të vrasë rreth 80 për qind të njerëzve që janë të ekspozuar ndaj bakterit, njoftoi UPI.

Zbulimi i vaksinimit të antraksit të ushtarit vijon një raport të kohëve të fundit nga gazeta japoneze Asahi që sugjeron se Koreja e Veriut ka filluar të testojë ngarkimin e antraksit në majë të raketave të saj balistike interkontinentale, raportoi International Business Times.

Lini nje pergjigje