Basha takohet me policët: Koha po ndryshon me shpejtësi

0
156

Kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë një takimi në kuadër të festave të fundvitit me ish-drejtues të policisë së shtetit të liruar nga detyra, por edhe zyrtarë aktualë të saj, shprehu vendosmërinë e PD-së dhe opozitës në tërësi për t’i shkuar deri në fund betejës kundër drogës dhe lidhjeve kriminale të qeverisë.

Basha ka falenderuar të pranishmit për kontributin e dhënë, ndërsa shtoi se tashmë shqiptarët e kanë kuptuar dhe e dinë fare mirë kë kanë kryeministër, i cili krah të djathtë ka Sajmir Tahirin, që po hetohet nga krimet e rënda për lidhjet e tij me Habilajt në trafikun e drogës.

Basha paralajmëroi një intensifikim të betejës opozitare në 2018-ën, duke shtuar se koha po ndryshon me shpejtësi.

Kreu demokrat tha se sfida që ka sot opozita është t’i ofrojë shqiptarëve një alternativë të besueshme, një rrugë të re, e cila do të nxjerrë vendin nga kriza e thellë sociale dhe ekonomike, ku e futi Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here