Skandal me tenderat, miliona për mikun e Saimir Tahirit

0
358

Megjithëse nën hetim për lidhje korruptive e trafiqesh me Saimir Tahirin, në datën 11 dhjetor 2017, drejtori Irfan Dashi finalizoi tenderin e paracaktuar 1 vit më parë, nga ish-ministri

Referuar fakteve, ministri Xhafaj duhet që Irfan Dashin, ta bëjë subjekt të operacionit “Forca e Ligjit”, si i zyrtar i lartë i zhytur “kokë e këmbë” në abuzime e po kështu, të përfshihet në procesin e “Vetingut”, si drejtues shtetëror që duhet larguar urgjentisht nga drejtimi i njërit prej 3 sektorëve më të rëndësishëm që ka kjo ministri

Nuk ndalen skandalet e Drejtorit të Përgjithshëm të Rezervave të Shtetit, pazarxhiut Irfan Dashi, në lidhje me ankandet me pronën shtetërore, duke e përdorur atë si mall privat dhe biznes për grupet mafioze e klienteliste. Gazeta “Teelgraf” i është drejtuar disa ditë më parë edhe ministri të Brendshëm Fatmir Xhafaj me një skedë konkrete, për zbardhjen e abuzimeve që ka bërë ky drejtues i lartë, që është nën vartësinë e tij shtetërore dhe njëherazi edhe kryetar i PS në Njësinë Nr. 6 në Kombinat-Tiranë.

Referuar provave dhe fakteve, ministri Xhafaj, duhet që Irfan Dashin, ta bëjë subjekt hetimi të operacionit “Forca e Ligjit”, për t’i dhënë goditjen e merituar ligjore, si i zyrtar i lartë, i zhytur “kokë e këmbë” në abuzime. Po kështu, i kemi kërkuar dhe po i kërkojmë ministrit Xhafaj, që vartësi i tij i nivelit të lartë të drejtimit në këtë ministri, zoti Irfan Dashi, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, të përfshihet në procesin e “Vetingut”, si zyrtar që duhet larguar urgjentisht nga drejtimi i njërit prej 3 sektorëve më të rëndësishëm që ka si strukturë qendrore kjo ministri.

Drejtori Irfan Dashi është emëruar në “posaçërisht “atë detyrë të lartë prej ish-ministrit Saimir Tahiri, jo si drejtues i aftë, as si profesionist apo socialist i ndershëm, por si “specialist” i pazareve dhe aferave korruptive, që ka bërë me ish-ministrin, i cili e ka mbrojtur  nga çdo denoncim dhe dosje hajdutërore që ka firmosur Irfan Dashi për ankande, zhdukje vlerash materiale, blerje produktesh ushqimore për rezervat e shtetit e deri për dhënie dhe lënie të depove, në përdorim të kultivuesve, përpunuesve, paketuesve, magazinuesve e trafikantëve të drogës. Të gjithë në kupolën e PS, në kryeministri, në Ministrinë e Brendshme, në Rezervat e Shtetit dhe në Grupin Parlamentar të PS e dinë, që ish-ministri Tahiri, siç thuhet, ka zhdukur denoncimet e dërguara me shkrim dhe me postë elektronike për aferat e drejtorit Irfan Dashi e po kështu, thuhet se ka bllokuar raportin e Auditit që ka bërë ministria në Rezervat e Shtetit, si shpërblim dhe vazhdim të veprimtarisë abuzive!

Gazeta “Telegraf”, ka denoncuar me prova shkresore, abuzimet që drejtori Irfan Dashi ka bërë me ankandet e makinave, të cilat megjithëse kanë qenë në gjendje pune, ka “rekomanduar” dhe miratuar akt-vlerësimet e “ekspertëve” dhe vendimet e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), për t’i kategorizuar e shitur ato si skrap, siç veproi me makineritë moderne të firmës “BE-HA-SE”, të cilat pasi lejoi të zhvateshin në pjesët motorike dhe pajisjet e tjera të shtrenjta, i shiti me urgjencë si skrap, pa faturë tatimore dhe me ulje në peshë e me proces-verbal të hartuar (urdhëruar) në zyrën e tij.

Irfan Dashi finalizon edhe një ankand abuziv, vazhdim i aferave klienteliste të ish-ministrit Tahiri

Para disa ditësh, “Telegraf” publikoi skandalin e shitjes për skrap, të 264 automjeteve dhe mjeteve të tjera motorike, të cilat ishin në gjendje pune! Ky ankand i zvarritur prej shumë kohësh, me urdhër të ish-ministrit Tahiri, u paracaktua dhe u tentua, që t’i jepej firmës “IKONA”, një prej bizneseve të familjes “Sota”, të cilët janë futur nën hetim, për korrupsion e trafiqe të lidhura në bashkëveprim me ish-ministrin Tahiri, i cili edhe ky është pjesë e një dosjeje të përbashkët.

Ky ankand, u bë objekt ankimi e denoncimi në KPP dhe u detyrua të kalonte në akt-vlerësim procedurash të KVO. Drejtori Dashi, nëpërmjet suflerëve dhe “hienave” të tij, tentoi të mohonte këtë fakt, duke e shoqëruar edhe me presione “për gjyqe” ndaj gazetës “Telegraf”. Në datën 11 dhjetor 2017, pra 5 ditë më parë, drejtori Dashi shpalli fituese firmën “IKONA” dhe besojmë se nuk mund ta mohoj më këtë fakt zyrtar. Sot, referuar “Buletinit të Prokurimeve Publike” nr. 49, datë 11 dhjetor 2017 (faqe 294), po publikojmë të plotë njoftimin e shpalljes së fituesit të ankandit të shitjes për skrap, të 264 automjeteve dhe mjeteve të tjera motorike në gjendje pune, të sekuestruara dhe të nxjerra në shitje prej Rezervave të Shtetit, ankand në të cilin drejtori Dashi e ka cilësuar si “përfundimtar, ligjor e të rregullt”, duke “bekuar” si fituese… firmën “IKONA” të miqve dhe bashkëpunëtorëve të afërt të ish-ministrit Tahiri.

Sipas dosjes, rezulton se ky ankand ka përfunduar edhe si ankimim (apelim) në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), bërë nga firma e skualifikuar “Cekrezi”. Për të shpallur fituese firmën “IKONA”, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), ka shfrytëzuar një “vlerësim pozitiv” që drejtori Dashi ka për firmën “IKONA” dhe pas kësaj “biografie”, po drejtori Dashi vulosi shpalljen e blerjes për skrap prej kësaj firme, të 264 automjeteve dhe mjeteve motorike në gjendje pune, me çmim 4.9 milionë lekë të reja, ose mesatarisht, me vlerë 18 mijë e 321 lekë për 1 automjet!

Ja njoftimi zyrtar i shpalljes së fituesit, bërë nga Rezervat e Shtetit, në datën 11 dhjetor 2017

Në ankandin me NR.REF.52A/2017, njoftimi i publikimit të së cilit është botuar në Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 44 datë 06.11.2017, faqe 329-330 të APP-së, me objekt: “Shitje 134 mijë e 303 kg skrapi i përftuar nga 264 mjete motorike jashtë funksioni dhe kategorizuar për skrap nga komisioni i kategorizimit” të APP-së me vlerë fillestare 4.088.183 (katër milionë tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre lekë) lekë me TVSH, morën pjesë Ofertuesit:

a) CEKREZI METAL SH.P.K. me ofertë në 4.110.000 (katër milionë e njëqind e dhjetë mijë) lekë me TVSH , për objektin e shitjes se këtij ankandi.  b) Shijaku SH.P.K. me ofertë në vlerën 4.088.183 (katër milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH

c) Ikona SH.P.K. 4.905.820 (katër milionë e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzet) lekë me TVSH,  Pas zhvillimit të procedurës së ankandit të sipërcituar ofertuesit, rezultuan të suksesshëm.

1. Shijaku SH.P.K. me ofertë në vlerën 4.088.183 (katër milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH

2. Ikona SH.P.K. 4.905.820 (katër milionë e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzet) lekë me TVSH,

3. Nuk u kualifikua, oferta e Subjektit “CEKREZI METAL” SH.P.K., pasi dokumentacioni pjesë përbërës i ofertës (zarfit të dorëzuar) së paraqitur nga kandidati/ofertues “Cekrezi Metal” Shpk., nuk plotësoi mjaftueshëm të gjitha kërkesat e përcaktuara nga Autoriteti Shitës në DSA dhe paraqitet me të meta si më poshtë: ”Deklarate për gjendjen financiare nga një ose me shume banka që kandidati/ofertues zotëron në banke një shumë të barabartë me vlerën fillestare të lotit që konkurron, lëshuar jo me pare se 5 dite nga data e hapjes se ofertave”.

4. Sa më sipër, klasifikimi përfundimtar, për këtë procedurë ankandi rezulton si më poshtë:

– Në vendin e parë, i kualifikua ofertuesi “Ikona” SH.P.K., me vlerë 4.905.820 (katër milionë e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzetë) lekë me TVSH.

– Në vendin e dytë, u kualifikua ofertuesi “Shijaku” SH.P.K., me shumën 4.088.183 (katër milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH.

5. Subjekti “IKONA” SH.P.K., ftohet të lidhë kontratën e shitjes publike, brenda 10 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi (data 21 dhjetor 2017). Mosparaqitja, për lidhjen e kontratës përbën kusht për konfiskimin e sigurimit të ofertës.

Telegraf.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here