Ja cfarë po ndodh me euron dhe dollarin këtë fundvit

0
200

Këtë fundviti, monedha e përbashkët europiane ka prekur nivelin më të ulët në këmbim me Lekun, gjatë Dhjetorit.

Prurjet e konsiderueshme nga remitancat, që kanë shoqëruar festat e këtij fundvitit kanë zhvlerësuar euron kundrejt monedhës vendase. Trend ky që është i zakonshëm për këtë periudhë.

Prej fillimit të muajit, euro ka njohur vetëm rënie kundrejt lekut dhe tashmë gjendet në nivelin e 132.68 lekëve, ndërsa pritshmëritë janë deri në fund të kësaj jave të zbresë në nivelin 132 lekë.

Trend zbritës po ndjek edhe dollari amerikan. Monedha e gjelbër ‘e ndjeshme’ nga ndryshimet sezonale, është valuta që ka humbur më tepër terren në këmbim me lekun. Sot një dollar këmbehet për 111.94 lekë, ç’ka është një nivel gati 2 lekë më i ulët nga ai i mesit të muajit dhjetor.

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën Leku vijon të forcojë pozitat edhe ndaj valutave të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here