Agim Xhafka: Ja cfarë po bën Lali Neveria

0

E kam fjalën për Lali Erin. Të gjithëgjendurin në media që rrogën ia japim si kryetar bashkie, por inferioriteti i tij i dukshëm e bën të kapërcejë dhe durimin e më të duruarit. Reklama e tepërt dëmton dhe Brad Pit, jo më një… Po i ndodh të ziut si tek shprehja: ‘I dënduri, i fënduri.’

Doni fakte? Ja, ca humore pikante që tashmë i ndesh në plot mjedise.

TITANIKU

-E ke parë filmin Titaniku?

-Po. Para dy ditësh.

-Cila pjesë të pëlqeu më shumë?

-Ajo kur Erion Veliaj hidhet në ujë dhe shpëton nga vdekja Leonardo Di Kaprion.

VARRIMI

U vonua dy orë autobusi i funeralit. Se hipi Lali Eri me plot kameramanë e po fliste për shërbimin urban.

-Ne punojmë, nuk flemë, – përsëriste ai dhe tregonte sediljet prej lëkure, koncicionierin ndezur, pastërtinë në dysheme.

-Është për varrime, nuk është urban, – i thanë.

-S’ka problem. Në televizion nuk kuptohen detajet.

KULMI

Kur ishim të vegjël luanim me kulmet. P. sh. cili ishte kulmi i qylit? Të hash në dasmë nga pjata e shokut. Ose kulmi i shpejtësisë cili ishte? Të vraposh rreth pallatit aq shpejt sa arrin të shohësh bythën tënde.

Por këtij kulmi ia kalon Lali Eri. Ai ka kapur kulm tjetër, të paimagjinueshëm. Vrapon rreth disa televizioneve në të njëjtën kohë e nuk sheh bythën e tij, por fytyrën. Bile bën dhe humor e qesh me këtë veti të habitshme që zotëron.

Anekdotat për të shtohen çdo ditë. Nga ajo që ke frikë të hapësh televizorin se në çdo orë të fanepset ai e deri tek ndrojtja para frigoriferit a kapakut të wc.: Ta hap a të mos e hap. Se mos më del edhe këtu Lali Neveria…

Nga Agim Xhafka

Lini nje pergjigje