Veliaj: Në 2019 jo në zgjedhje me LSI, ja ku dallon Meta nga Kryemadhi…

0
199

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, tha se në zgjedhjet e ardhshme vendore do të hyjë pa një koalicion me LSI-në, parti që sot renditet në opozitë. Veliaj tha se nuk mund të bënte fushatë me parti që kanë tentuar ta rrëzojnë si Kryebashkiak duke mos i miratuar pr/buxhetin. “Unë nuk jam naiv, e kuptoj që parti që kanë tentuar të më rrëzojnë nuk do të jem në krah me to. Do të dal në fushatë me koalicionin opozitar përballë. Kjo nuk është punë partish,por  është përballje mes dy mentaliteteve”, tha Veliaj.

Sipas tij, tashmë mes PS dhe LSI nuk ka më bashkëpunim edhe në pushtetin vendor, pasi të gjithë përfaqësuesit e kësaj partie janë larguar nga pozicionet që mbanin, pas vendimit të marrë nga partia që sot drejtohet nga Monika Kryemadhi.

“Nuk e kemi më bashkëpunimin me LSI-në, tani nuk ka më përfaqësues të kësaj force politike në Bashkinë e Tiranës. Por LSI mori atë vendim që mori dhe më ka ardhur vërtet keq. Ajo parti mori atë vendim, por shfaqja duhet të vazhdojë.

Në kohën e Ilir Metës nuk ndodhte mosmbajtja e fjalës, nëse ai thoshte po ishte po. Ndërsa kjo nuk ndodh me Monika Kryemadhin.

Janë në një situatë të re politike, thjesht do të preferoja Fair Play”, tha Veliaj.

Sipas tij, në Parlament ashtu edhe në Këshillat Bashkiake po konturohen dy grupime: ai që kërkon që të bëhet diccka, dhe tjetri që nuk kërkon të bëhet asgjë.

“Unë kam bërë gjithmonë apel për bashkëpunime, konsensus. Ajo që ishte habi ishte mosdhënia e votës në grup nga koalicioni natyral me LSI-në, pasi ne kishim një marrëveshje. Por tashmë ky koalicion nuk ekziston”, tha Veliaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here