Shtetësia për Janullatosin, Meta i dha fund budallallëkut tonë kolektiv

0

Nga Artan Hoxha

Loading...

Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos (emri në greqisht: Anastasios Yannoulatos) iu akordua tre ditë më parë shtetësia shqiptare nga Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij, Ilir Meta.
Kërkesa e bërë që në vitin 1992 u plotësua pas 25 vitesh. Një çerek shekulli gjatë të cilit Janullatos na vërtetoi çdo ditë e me konsekuencë se që në fillim kishte ardhur me një mision të qartë e vetëm për atë mision – ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë – e që në vijimësi e jetoi çerek shekullin këtu ndër ne si misionar i krishterë.
Duke shkuar në kufijtë e mirëkuptimit, 10-15 vitet e para edhe mund të justifikohet skepticizmi dhe/ose dyshimi në mendjet normale shqiptare me burim kombësinë greke të Janullatos.
Më tej, mbajtja pezull e kërkesës për nënshtetësi mori trajtën e një anomalie që vazhdoi për inerci deri në budallallëk kolektiv, disa me zë e disa me heshtje.
Presidenti Ilir Meta i dha fund budallallëkut tone kolektiv. E falënderoj për këtë. Por më shumë falënderoj Fortlumturinë e Tij që me durimin dhe mirëkuptimin e misionarit të krishterë na dha gjithë kohën e nevojshme për t’u vetëshëruar nga budallallëku ynë kolektiv.
Sa për disa individë të pashërueshëm, Fortlumturia e Tij do vijojë pareshtur t’i falë e të lutet për ta.

Loading...

Lini nje pergjigje