Absurdi i Veliajt, ja si i justifikon kullat e reja shumëkateshë në Tiranë

2
379

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjatë intervistës së sotme me Sokol Ballën në “Top Story” u orvat të justifikonte me argumenta shumë të dobëta dhënien e lejes për ndërtimin e kullave të reja shumëkatëshe pranë qendrës së Tiranës.

Në fillimet e tij kur sapo kishte marrë detyrën si kryebashkiak, Veliaj ishte shprehur se në Tiranë kishte mbi 3-4 mijë apartamente stok të pashitura dhe se gjatë qeverisjes së tij në kryeqytet, nuk do të kishte më ndërtime.

Por tani që KKRT-ja ka dhënë leje për plot kulla të reja, Veliaj e ka kthyer 180 gradë rrotën.

Pa shpjeguar se nga lindi e gjithë kjo nevojë ndërtimesh të reja në Tiranë dhe se cili është fati i 3-4 mijë apartamenteve stok, kryebashkiaku tha se këto ndërtime i përgjigjen nevojës për vend-parkime të reja pranë qendrës, pasi kullat në fjalë do të kenë nga 3-4 kate parkingje.

Ai tha gjithashtu se ndërtimet bëhen edhe nga kërkesat që kanë bizneset si për call-center-a të reja.

Këto justifikime janë absurde për dy arsye.

Së pari sepse parkingjet private me pagesë në të gjithë Tiranën, nuk janë zgjidhje por shtim problemi për mijëra banorë që nuk e përballojnë dot ekonomikisht kaosin urban të krijuar me bllokimin e Sheshit Skënderbej.

Gjithashtu duket hipokrizi që paska “boom” kërkesah për call-center-a, kur dihet fare mirë se shumë syresh u “riatdhesuan” në Itali, pas një ligji të vendit fqinj që i favorizon, duke lënë shumë të rinj shqiptarë pa punë.

Dhe kur dihet gjithashtu se investimet e huaja në Shqipëri gjatë qeverisë Rama kanë qenë thuajse zero.

Arsyet e vërteta të këtij “boom”-i ka shumë më tepër gjasa që të qëndrojne te burimet financiare të nëndheshme që kanë nevojë të pastrohen nëpërmjet pallateve.

Por Veliaj s’mund ta thotë këtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

  1. Po e vertet qe keta duhen varur por te mos harrojme ata qe u ven pas po ta kesh ndjekur mbrem tek klani dhe te degjoje jurine me gjithe ate drejtusen sikur ishin aty jo per konkursin por per ti bere Lali erit dhe EDit ” rezultaten shume pozitive “dhe te sigurte se do te jene dhe here tjeter ne drejtimin qeverise TURPPPPPP

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here