Standard.al

Parashikimi i motit/ Ja cfarë pritet sot

0

Vijon dominimi i motit të kthjellët në Jug dhe zonat Qendrore, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat Veriore dhe Verilindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës paraqitet kryesisht e kthjellët në të gjithë vendin përjashtuar vranësira të përkohshme në ekstremin Verior dhe zonat Lindore të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje me 2-3°C do pësojnë vlerat termike të mesditës duke e ngjitur maksimumin në 13°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ball.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.