Shpërthimi në Athinë, reagon kryeministri grek: Demokracitë nuk tremben nga plumbat e bombat

0

asi një bombë shpërtheu sot përpara një gjykate në Athinë, zyra e shtypit e kryeministrit grek, Aleksis Cipras deklaroi se ”demokracitë nuk tremben nga plumbat, bombat apo njerëzit me kapuçë”.

“Ne dënojmë qartazi sulmin terrorist kundër Gjykatës së Apelit. Ai është një sulm kundër demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Sido që të jetë, demokracitë nuk tremben nga plumbat, bombat apo njerëzit me kapuçë”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras.

Një bombë shpërtheu përpara një gjykate në Athinë sot në mëngjes, duke dëmtuar vetëm fasadën, por pa shkaktuar të plagosur, sipas medias lokale.

Rreth 40 minuta përpara shpërthimit të bombës, një i panjohur i telefonoi një website online të lajmeve lokale duke e paralajmëruar për sulmin e planifikuar dhe policia ishte në gjendje të evakuonte rrugët paraprakisht.

Lini nje pergjigje