Më në fund vjen lajmi i mirë për ‘Titanik’

0
390

Shumica e njerëzve intrigohen nga Titanik-u, për historinë e tij, për pasagjerët që ndodheshin në atë udhëtim të vitit 1912, i cili qe i pari por edhe i fundit i tij.  Nëse jeni një prej atyre që sapo përmëndëm dhe, nëse jeni super të pasur, ky lajm është për ju.

Duke filluar nga Maj i 2018-tës, super të apasionuarit e Titanikut do të kenë mundësinë për të udhëtuar në thellësinë e detit, aty ku ndodhen pikërisht rrënojat e tij. Sigurisht, nëndetësja e cila do tju tranportojë atje e ka një çmim, madje edhe mjaft të kripur.

Bëhet fjalë për as më shumë e as më pak por plot 100,000 dollarë, shifër kjo e përcaktuar nga kompania “Blue Marble Private”. Kompania tregon se çmimi është ekuivalent, “pas inflacionit”, me çmimin që pasagjerët e klasit të parë paguan për biletat e tyre të Titanic në vitin 1912.

E bukur apo jo! Pak e kripur, por vërtet e bukur!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here