Keshilltaret e djathte: Mbledhja e djeshme e Veliajt e pavlefshme kishte njerez qe votuan pa mandat

0
154

Këshilltarët bashkiakë të Tiranës, shpjeguan qëndrimin e Partisë Demokratike për buxhetin e kaluar dje në kundërshtim me disa ligje.

 

Kreshnik Çollaku, Kryetar i Këshilltarëve demokratë, tha se Erion Veliaj mund të vazhdojë të qeverisë në forma joligjore, por Tirana sot është pa buxhet. Ai tha se “Mbledhja e djeshme nuk ishte një mbledhje e Këshillit Bashkiak, por një teatër me këshilltarë pa mandat, çka e detyroi Partinë Demokratike të braktisë sallën. Në mungesë të një pakete fiskale dhe mbi të gjitha duke u nisur për një debat serioz, të ndershëm dhe të drejtë, ishte një sale e manipuluar, me individë të cilët ishin ulur në karriket e këshilltarëve por pa asnjë mandate për t’u sjellë dhe votuar si këshilltarë bashkiakë”.

 

Fabian Topollaj, tha se ligjërisht buxheti nuk quhet i miratuar, sepse pavarësisht blerjeve korruptive të disa këshilltarëve, Erion Veliaj, nuk ka zhvilluar akoma proçedurën ligjore të zëvendësimit të 7 këshilltarëve, që morën mandate deputetësh.

“Ata që votuan dje janë 7 njerëz si gjithë të tjerët, pa mandate këshilltari bashkiak”- thaTopollaj, i cili theksoi se buxheti i  kaluar dje është një noterizim i korrupsionit të ErionVeliajt në Bashkinë e Tiranës.

Topollaj tha se buxheti shkel igjin e prokurimit publik, sepse jep rreth 10 milionë dollarë për shtesa kontratash, duke e bërë një buxhet në interesa korruptive klientelsite dhe jo në interes të qytetarëve.

 

ArjanaÇelaanalizoi aspektin fiscal të buxhetit dhe tha se buxheti u miratua pa u shoqëruar me paketën fiskale, edhe pse ky është një detyrim ligjor. Në vitin 2018 hyn në fuqi rritja e dy taksave të reja, taksa e ndërtesës dhe taksa e pronës, që do ta rrisin edhe më shumë koston e jetesës për familjarët dhe bizneset. Për shumë prej tyre rritja e taksave do të jetë e papërballueshme.

Arjana Çela tha se në vend të rritjes së taksave, Bashkia e Tiranës duhet të kishte krijuar stimuj fiskalë, sepse ekonomia e Tiranës kontribuon me 40% të ekonomisë kombëtare. Është e vërtetë se taksat vendore caktohen nga parlamenti, por ligji i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës të ulë taksat me 30 %.

Partia Demokratike ka propozuar:

·        Uljen me 30% të taksës së ndërtesës si për familjarët, edhe për subjektet tregtarë.

·        uljenme 30% të taksës bujqësore

·        uljen me 30% të taksës së fjetjes në hotel

·        ulje dhe kategorizim të taksës së ndikimit në infrastructure për ndërtimet e reja.

·        Shfuqizim të plotë të taksës së përkohshme për ndërtimin e infrastructures arsimore.

Për tarifat Partia Demokratik e ka propozuar:

·        Uljen me 50% të tarifave për pastrimin dhe largimin e mbeturinave

·        Uljen me 50% të tarifës përzënien e hapësirave publike.

·        Shfuqizim të plotë të tarifave për dhënien e liçencës për tregtimin e karburanteve

Arjana Çela tha se buxheti i Bashkisë parashikon një rritje të shpenzimeve operative në vend të shpenzimeve në investime.

¼ e shpenzimeve të bushetit të BashkisësëTiranës, shkon për shpenzim e personelit. 32 punonjës të rinj do t’ishtohen numrit të përgjithshëm prej 6200vetësh.

Vetëm 1% e totalit të shpenzimeve e zë program përzhvillimin ekonomik, bujqësor, rural dhe pyjeve.

Mateo Spaho shpjegoi se ky është buxheti më i madh, sepse rritja e taksave është më e madhe se asnjëherë më parë.

Ai renditi disa element që i cilësoi si skandaloze.

“Së pari, ky buxhet financon zëvendësimin e palmave të autostradës me kosto 600 mijë, para të cilat janë hedhura në kosh, me zëvendësimin me pisha me vlerë 2.5 milionë euro. Janë rreth 6 km ku do të jenë të mbjellura rreth 300 e ca pisha, në total i bie 5.5 milionë lekë të vjetra 1 pishë. Jo vetëm paratë për pishat po jepen kur Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin përfundimtar, me kosto 1 milionë euro, për zgjerimin e autostradës. Një projekt që nuk ka vend për pishat 2.5 milione euro.

Skandali i skandaleve qëndron në faktin se Bashkia e Tiranës për vitin e ardhshëmpretendon të arkëtojë 32 miliard lekë të vjetra nga lejet e ndërtimit. Po flasimpër 60 kulla, në qendër të Tiranës dhe brenda Unazës, me rreth 50 apartamente secila, çdo apartament 100 m².”-theksoi Mateo Spaho

“Ne besojmë se ky është fillimi i një potenciali të një krize të apartamenteve, të vlerës së tyre, të dyqaneve të cilën Bashkia e Tiranës rrezikon ta provokojë në mënyrë shumë serioze, për shkak se tregu nuk duket se e ka një kërkesë të tillë.

Po goditet Tirana, po goditen xhepat e qytetarëve të Tiranës, pasi vitin e ardhshëm Bashkia e Tiranës planifikon  t’u marrë nga xhepat e bizneseve dhe familjeve të Tiranës rreth 130 miliard lekë”-tha Mateo Spaho.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here