Finalizohen standardet e rrjeteve më të reja 5G

0

Më në fund pas shumë kohësh zhvillimi standardi i parë 5G është finalizuar zyrtarisht nga 3GPP, organizata e cila menaxhon standardet celulare. Arritja e një marrëveshjeje për mënyrën sesi rrjetet 5G do të funksionojnë, është një hap i madh përpara drejt zhvillimit të shërbimit duke i dhënë kompanive një specifikim të vështirë rreth asaj që duhet të ndërtojnë. Rrjeti pritet të mbulojë një spektër të gjerë frekuencash duke filluar nga 600 dhe 700 Mhz deri në 50Ghz. Ky zhvillim do të thotë se kompanitë e pajisjeve hardware si Qualcomm, Intel dhe të tjerë mund të fillojnë t’i bëjën produktet bazuar në këto standarde.

Në muajin nëntor, Qualcomm, ZTE dhe China Mobile njoftuan një test të suksesshëm të sistemit të të parë 5G në botë, në bazë të standardeve të zhvilluara nga grupi 3GPP. Ndërsa ky është një hap i rëndësishëm drejt telefonave dhe rrjeteve 5G, puna e grupit 3GPP nuk është bërë ende. Ata gjithashtu do të duhet të miratojnë edhe specifikat e Standalone 5G dhe kjo nuk pritet që të ndodhë deri në qershor të vitit 2018.

Lini nje pergjigje