Deklarata e fortë nga Presidenca: Vota kundër në OKB nuk pasqyron qëndrimin shtetëror

0
187

Një reagim i fortë vjen nga Presidenca.

Zëdhënësi i Presidentit, deklaron se kreu i shtetit nuk është informuar paraprakisht lidhur me votën e Shqipërisë në OKB.

“Kreu i shtetit vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër është tërësisht e panevojshme. Vota kundër nuk pasqyron qëndrim shtetëror” deklaron zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Shqipëria votoi pro rezulutës që dënonte vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Rezoluta e propozuar nga një sërë vendesh kundër qëndrimit të SHBA, mori 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime dje në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria sikundër kishte paralajmëruar, votoi pro rezolutës.

VOTA E TURPIT/ Qeveria “Rama” votë kundër SHBA në OKB. Reagimi Amerikan: Do ta mbajmë mend

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here