Barcelona i hap dyert këtij lojtari

0
493

Rakitici shpreson që Coutinho ta veshë fanellën e Barcelonës.

Ivan Rakitic thotë se Philippe Coutinho i ka dyert e hapura te Barcelona nëse ende dëshiron ta veshë fanellën e blaugranave.

Barcelona insistoi gjatë verës për brazilianin, por Liverpooli këmbënguli duke e mbajtur në “Anfield”.

Megjithatë, raportohet se Barça do të nisë sërish negociatat me klubin anglez për ta afruar ish mesfushorin e Interit gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Gjithë lojtarët e mirë janë të mirëseardhur. Kështu që më duhet të them se dyert janë të hapura për të mirët dhe Coutinho është njëri prej tyre”, tha Rakitic.

“Me gjithë respektin për Liverpoolin dhe tifozët, ne do të ishim me të vërtetë të lumtur nëse Coutinho vjen në Barcelonë”, shtoi ai.

“Por, me gjithë respektin, ai qëndroi në Liverpool dhe i dëshirojmë fatin e botës. Duhet të mendojmë për lojtarët që aktualisht gjenden këtu, mendoj se kemi ekip të mirë”, theksoi mes tjerash kroati.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here