1946/Si u dekoruan vrasësit e Mark Gjomarkajt

0
285

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument të ri që ai pretendon se i përket dekorimit të vrasësve të Mark Gjomarkajt.

Ja çfarë shkruan Dervishi:

Heronjtë e qëndresës antikomuniste në vitet e para të sundimit të regjimit komunist, ndonëse e kanë shkruar emrin e tyre me lavdi në histori, nuk kanë në shoqërinë tonë vëmendjen dhe lavdinë e meritueshme. Përderisa ne sot jetojmë në një rend kapitalist, në të shumtën e rasteve vazhdohet të cilësohen si banda luftëtarët e lirisë, ndërsa banda e pushtetit komunist nuk etiketohet e tillë.

Një prej këtyre heronjve që organizoi qëndresën ishte edhe Mark Gjomarkaj (emri shkruhet edhe Mark Gjon Markaj).

Shtabi antikomunist, 19 veta ishte nisur për lëvizje brenda Mirditës. Në mëngjesin e datës 13 qershor 1946, shtabi ra në pritë të komunistëve. Beteja zgjati shumë orë. Mark Gjomarkaj u plagës rëndë. Korrieri i tij u vra. Duke mos pasur shpresë shpëtimi, si dhe duke mos dashur të binte në dorë të komunistëve, Mark Gjomarkaj vrau veten. Megjithatë, regjimi komunist nuk donte ta evidentonte këtë fakt, por vetëm atë të meritës së forcave të veta. Në këto raste, ai i daroviste ushtarët e vet me dekorata e grada në mënyrë që t’i kishte në raste të tjera edhe më të bindur në shërbim të tij.

Me anë të një shkrese të datës 6.7.1946, kryeministri Enver Hoxha i kërkonte Presidiumit të Kuvendit Popullor, dekorimin e ushtarakëve që “u shquan për trimëri dhe abnegacion të veçantë në rrethimin dhe vrasjen” e Mark Gjomarkajt. Kjo listë përbëhej nga:

1-Toger Hasan Myftar Gërxhaliu (dëshmor)

2-Kapiten II Hajrulla Myrteza

3-Rreshter Qëndro Llukan Jani

4-Rreshter Haqif Man Jella

5-Rreshter Gjolek Abdyl Haskaj

6-Rreshter Asllan Mehmet Rezhda

7-Tetar Ramadan XhanshiRamadani

8-Ushtar Kamber Tefik Goxhaj

9-Ushtar Ali NebiÇaushaj

10-Ushtar Rahman Resul Agaraj

11-Ushtar Filip Atloni

12-Ushtar Zenel Islami

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here