Vodafone Albania vlerësohet për kontributin e saj në zhvillimin ekonomik të njerëzve me aftësi të kufizuar

0
150

Vodafone Albania u vlerësua me çmim për praktikat e punësimit dhe zhvillimit të personave
me aftësi të kufizuara si dhe për rolin kryesor në fuqizimin e këtyre personave, jo vetëm
nëpërmjet punësimit, por edhe përmes programeve të ndryshme që nxisin dhe
ndërgjegjësojnë opinionin publik mbi të drejtat e barabarta për punësim.

Çmimi iu dorëzua Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Vodafone Albania, Znj. Christina
Samoulada nga Fondacioni Shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar
(ADRF), gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve për kompanitë private që kanë kontribuar
në fuqizimin ekonomik të personave me aftësi të kufizuar, ku u prezantuan edhe sukseset
dhe sfidat e këtyre personave drejt rrugës së gjithëpërfshirjes në tregun e punës.

“Dëshiroj të falenderoj ADRF për këtë çmim dhe gjithashtu për angazhimin e saj në
promovimin e mundësive të barabarta për njerëzit me aftësi të kufizuara. Në Vodafone, i
bazojmë politikat dhe praktikat tona mbi rregulla dhe etika që nxisin gjithëpërfshirjen dhe
krijojnë një mjedis të barabartë për të gjithë. Me gjera të thjeshta mund të bëjnë diferencën
dhe të gjithë ne duhet të përpiqemi ta ndihmojmë komunitetin rreth nesh që të jenë dhe të
ndjehen të gjithpërfshirë, dhe në të njëjtën kohë të vlerësojmë aftësitë e tyre", – tha Christina Samoulada, në fjalimin e saj.

Vodafone Albania dhe Fondacioni i saj kanë një histori të gjatë kontributi dhe angazhimi
ndaj fuqizimit të personave me aftësi të kufizuara përmes projekteve dhe programeve të
ndryshme që kanë nxitur punësimin e personave me aftësi të kufizuara, duke përmirësuar
kështu cilësinë e jetës së tyre dhe të familjarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here