VIDEO/ Rrëfimi tronditës: Më zuri gojën, po të mos i jepja lekët e pensionit do më vriste!

0
166

I moshuari, Kosta Shapo i cili u grabit dhe u dhunua sot në Delvinë ka rrëfyer momentet kur një person hyri në banesën e tij dhe pasi e dhunoi i mori 150 mijë lekë. Ai tregon për “Ora News” se autori i zuri gojën me dorë dhe me shenja i kërkontë që ti jepte lekët.

Kosta Shapo: Ishte ora 3 pas mesnatës. Hapa portën e jashtme, edhe ai ishte në rrëzë të portës, më vuri dorën në gojë dhe ai nuk foli, por ma bënte me shenjë. Vajta në dhomën e gjumit, kisha 150 mijë lekë, ia dhashë vetë se po mos ja jepja do të më vriste. Ai bëri presion psiqik, por nuk e pashë kishte apo jo armë.

72-vjeçari druhet se hajdutët do ti vinë përsëri për ta grabitur.

Kosta Shapo: Por që do më vinë prapë, do më vijnë. Do marrin vesh kur unë marr lekët, ata atë punë ruajnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here