Historia rrëngjethëse e futbollistit të Barcelonës

0

Mesfushori brazilian, Paulinho, ka folur për gazetën britanike “The Guardian”, në një intervistë ku tregon se në moshën 19-vjeçare kishte dashur ta linte futbollin, si dhe zbulon detaje rreth transferimit në Barcelonë.

Loading...

Ai ka zbuluar se në Lituani ishte abuzuar në mënyrë racore dhe se në Poloni nuk ishte paguar, prandaj kishte dashur të hiqte dorë nga futbolli.

“Kur isha 19-vjeçar nuk doja të luaja më futboll. Në Lituani më abuzuan në mënyrë racore, në Poloni nuk më paguan, dhe mendova: ‘Nuk më duhet kjo gjë.’ I thashë familjes se nuk do të luaja më futboll. Bashkëshortja ime ndërhyu dhe tha: ‘Çfarë mund të bësh ti? Gjëja e vetme që mund ta bësh është të luash futboll’”, ka zbuluar ai.

Po ashtu, ai ka treguar se si i kishte kërkuar vazhdimisht ish-trajnerit të tij te klubi kinez, Guangzhou, Scolarit, ta linte të largohej sepse bëhej fjalë për Barcelonën.

“Përfaqësuesit e mi më telefonuan. Përgjigja ime ishte: ‘Kur të keni diçka konkrete, do të ulemi dhe vendosim, por tani nuk kam nevojë për diçka të çmendur në karrierën time’. Kisha tri apo katër vite në kontratë. Ishte e qartë: ose do të shkoja te Barcelona, ose do të mbetesha me asgjë. Ishin në faqen e nokautit në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe Scolari donte të më mbante, por unë e dija se ishte mundësi e veçantë. Jam 29-vjeçar, bëhet fjalë për Barcelonën. I thosha vazhdimisht: ‘Kjo është Barcelona. Po flasim për Barcelonën”, ka shtuar ai.

Loading...

Lini nje pergjigje