Prokuroria kërkon ‘kokat’ e 3 gjyqtarëve. Emrat

0
181

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Durrësit, për korrupsion.

Nën hetim për korrupsion janë gjyqtarët Kliton Spahiu, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Por Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda refuzoi kërkesën e Krimeve të Rënda për pezullimin e tre gjyqtarëve.

Pas këtij vendimi, prokuroria është shprehur se do të bëjë rekurs.

Këta tre gjyqtarë kanë udhëtuar drejt Spanjës dhe një i dyshuar, biznesmen i cili ishte në gjykim, dyshohet se u ka paguar biletat e udhëtimit, hotelit dhe ndeshjes Real-Barcelona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here