Greqi-Shqipëri 2-0/Tjetër lëshim i Ramës për grekët: Varrezat e ushtarëve në Dropull marrin statusin “historik”!

0

Përmes një vendimi të ditës së sotme, Këshilli i Ministrave, i udhëhequr nga zv.kryeministrja Senida Mesi, për shkak se Edi Rama ndodhet për vizitë në SHBA, vendosi “Dhënien e statusit “Varrezë historike”, vendprehjes (varrezës) së ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941, me vendndodhje në fshatin Bularat, bashkia Dropull”.

Loading...

Për këtë qëllim “ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Bashkia Dropull për zbatimin e këtij vendimi”.

Përkufizimi zyrtar i “varrezë historike”, është: varreza ku prehen njerëz të cilët kanë humbur jetën në kontekstin e ngjarjeve të caktuara historike, e cila mbahet për qëllime historike dhe përkujtimore.

Në këtë mënyrë, qeveria Rama i ka bërë një tjetër lëshim Greqisë, me synim shmangjen e vetos nga helenet në prag të hapjes së negociatave zyrtare për anëtarësim në BE..

Rama kur ishte opozitë sulmoi ashpër qeverinë Berisha për çështjen e detit, por tani që ka ardhur vetë në pushtet duket se po bën gjithashtu lëshime tejet bujare.

Në bisedimet direkte Shqipëri-Greqi, Shqipëria ka bërë dy lëshime, ndërsa Greqia asnjë.

Qeveria jonë ka marrë vendim për të financuar kërkimin e eshtrave të ushtarëve të rënë grekë, për të bërë varreza të tjera për ta dhe tani i ka dhënë edhe statusin historik një varreze ekzistuese, ndërkohë që Greqia është mjaftuar vetëm me premtime, por nuk ka marrë ende asnjë vendim.

Loading...

Lini nje pergjigje