Basha mbyll takimin me krerët e rretheve të PD, gati për protestën e madhe

0
156

Sapo ka përfunduar një takim i Lulzim Bashës me kryetarët e PD në rrethe për organizimin e protestës së madhe në muajin janar.

Sipas burimeve zyrtare nga PD, protesta do të mbahet në mbrojtje të demokracisë, kundër kapjes politike të drejtësisë nga Edi Rama.

Gjatë takimit kreu i PD-së u ka thënë kryetarëve të degëve, se ‘do t’i prijmë revoltës popullore për drejtësi të vërtetë, jo drejtësi fasadë’.

‘ Shqiptarët të bashkuar për të ndalur kryeministrin kryeprokuror. Protesta vendos, nëse shqiptarët do të jetojnë apo jo të lirë dhe në demokraci’, ka thënë Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here