Kryeprokurorja e re/ Vasili: Pjellë antiligjore, për Gramoz Ruçin ka një kallëzim

0
183

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka folur me tone të ashpra në studion e News24 për zgjedhjen e Kryeprokurores së re, për seancën dhe protestën e së hënës. Në rubrikën “Opinion” Vasili tha se opozita nuk ka qenë kundër zonjës por ka qenë Kushtetuta kundër këtij procesi që sipas tij nuk e përcakton ligji.

Deputeti i LSI-së tha se parlament ndodhi një puç kushtetutës duke shpjeguar edhe arsyet. Ai e cilësoi ‘pjellë antiligjore’ kryeprokuroren e re. Për dhunën në kuvend, Vasili tha se e solli maxhoranca, ndërsa tregoi se ndaj kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ka një kallëzim në prokurori.

Zoti Vasili pse ishit kundër votimit të zonjës Marku?

Nuk kemi qenë kundër zonjës, nuk ka rëndësi emri i saj.

Kundër kryeprokurorit të ri?

Ka qenë Kushtetuta kundër. Nuk mund të zgjidhej. Në parlamentin e Shqipërisë ka ndodhur një puç kushtetues. Kam dëgjuar plot analistë që shkruajnë broçkulla. Kushtetuta thotë qartë që mandatin e mbaruar të kryeprokurorit e konstaton KLP që nuk është ngritur. Mundësia e vetme për të pasur një kryeprokuror të përkohshëm është kur ndërpritet jo kur mbaron. Ka një parashikim të caktuar që thotë një nga prokurorët e vjetër, duke bërë vettingun mund të zgjidhet. Kemi thënë shqip kthehemi në Kuvend rregullojmë këtë gjë dhe zgjedhim një kryeprokuror të ligjshëm. Ky është i paligjshëm. Kemi dëgjuar me mijëra herë fjalën vetting. Nuk kam asnjë paragjykim për zonjën, as e njoh fare. Por ky kryeprokuror është aty pa vetting.

SHBA deklaruan se po zbatohet vettingu?

Kushtetutën që miratuam a thamë që e mbështeste SHBA. Këtë Kushtetutë mbrojmë ne. E ka që kryeprokurori duhet të ketë bërë vetting. Zonja ka bërë vetting? Kaq më thonë. Me qëllim shoqëria civile e bllokoi. Ka një strategji bllokimi për të arritur në një emërim arbitrar. Ligji e ka që 3 kandidatura duhet të vijnë në Kuvend. As një maxhorancë nuk patëm. Kryeprokurori kërkon 84 vota për një peshë tjetër.

Ju po flisni për mosbesim të emrit të kryeprokurores së re…

Për paligjshmërinë, jo për emrin.

Çila sjellje e kryeprokurores së re do sillte besim?

Një pjellë antiligjore nuk më sjell asnjë besim. Shqipëria ka një Kushtetutë, ka një ligj. Për këtë ligj dhe kushtetutë ka bërë be dhe SHBA dhe BE dhe ajo që kemi miratuar ka marrë miratimin edhe të Venecias.

Zonja Marku apo kushdo që do ishte do duhej të qëndrojë në atë pozicion për një periudhë të caktuar…

Sa do rrijë, e dini ju? Tani nuk dimë më asgjë. Mobilizoni ekspertët tuaj dhe më gjeni fjalën Prokuror i Përkohshëm në ligj. Nuk ekziston si term. Është një shpikje antikushtetuese për të mbaruar ato halle. Ju më pyetët për të tjera interesa por janë ato dosjet e atij ministri të brendshëm.

Ajo që ndodhi dje, u zgjodh kryeprokurori në një atmosferë të pazakontë. Pati sjellje aspak etike. Është një video që zonja Kryemadhi qëllon me këpucë, a është etike kjo?

Dhuna në Kuvendin e Shqipërisë ka një autor. Dhunën e shpërtheu sjellja e kryetarit të Kuvendit. Hyrja e gardës ishte pa kontroll. Ç’janë këta trupa që hyjnë në sallë dhe dhunojnë deputetët. Që nga ai moment nuk mund të flitet për normalitet të parlamentit. Kanë hyrë në mënyrë kriminale dhe kanë dhunuar deputetët. Si ka mundësi kryetari i parlamentit që është atje, garda hyn e del si do. Ky parlament nuk ekziston më. Deri në atë moment parlamenti po vijonte normalisht. Ne po flisnim për procedurë dhe garda në mënyrë të paautorizuar shkon e rrëmben deputetët. Ka një kallëzim për Gramoz Ruçin në Prokurori nga PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here