Kryemadhi: Lu u dorëzua në 2016, na u kërkua të blinim deputetë nga opozita

0
389

Kryemadhi: Ka një problem, PS është jashtëzakonisht e përgatitur në këtë drejtim, edhe për reformën në drejtësi, PS, Rilindja shkruante se LSI nuk e do reformën në drejtësi sepse e gjithë strategjia e Rilindjes ishte të mos kalojë reforma në drejtësi dhe faktorët për mosrealizimin e reformës në drejtësi ishin LSI dhe PD. Ne e dimë shumë mirë që edhe Ambasadorët e huaj ishin aq të lodhur me opozitën saqë kërkonin edhe të vazhdonim të blinim deputetë nga opozita për të votuar këtë gjë. Ndërkohë që për një nen, neni  88 që nuk ishte asgjë, vetëm për këtë nuk pranonte sepse gjendej mundësia për të bërë rolin e arrogantit apo moskompromisit. Ku vjen problemi i manipulimit? Komuniteti ndërkombëtar është një nga institucionet më të manipuluara me informacion nga institucionet e qeverisë shqiptare. Edhe para dy viteve komuniteti ndërkombëtar thoshte nuk ka drogë në Shqipëri, por sot Shqiëria është vendi që prodhon, eksporton dhe trafikon, nuk është më vend tranzit por qendër e prodhimit të drogave të forta. Saimir Tahiri para dy viteve ishte Policia që duam, Ministri më i suksesshëm, sot jo për shkak të prokurorisë sonë dhe as për shkak të opozitës, po të ishim dhe ne më të mirë dhe organizuar nuk do të ishim ku jemi sot. Edhe ne si LSI po të kishim qëndruar korrekt nuk do të ishim ku jemi sot. Sot kemi ish-Ministrin e Brendshëm të akuzuar nga Antimafia italiane për sponsorizim apo stimulim të trafikut të drogës. Ndërkombëtarët në fund të fundit janë vëzhgues por jo vendimarrës. Nëse ndërkombëtarët thonë shkelni Kushtetutën unë nuk i dëgjoj.Unë kam luftuar në ’90 për demokraci, nuk kam luftuar të heq diktaturën e Enver Hoxhës dhe të vendos diktaturën e drogës.

Lu u dorëzua në 2016, na u kërkua të blinim deputetë nga opozita

Kryemadhi: Donald Lu nuk negocioi më, në 2016 Donald Lu u dorëzua bashkë me Romana Vlahutin dhe tha shkoni votoni, merrni 67 deputetë nga PD. Ky është problemi i manipulimit, u dorëzuaaa.Dhe tha, shkoni votoni me 94 vota, blini 6 deputetë apo 7 deputetë.Zgjidheni edhe në mënyrë të njëanshme  duke blerë deputetë.Dhe çfarë morali kishe ti të dilje nesër dhe tu thoje shqiptarëve mos e shit votën?!

tonight/ Ilva Tare/ ora-news

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here