Horoskopi JAVOR nga Meri: Shenja më e favorizuar, ajo që erotizmi i premton shumë dhe ku do shkojnë paratë…

0
287

Hëna e re e fundit për ketë vit në Shigjetar dhe parashikimi Astrologjik Javor… nga astrologia Meri Shehu.

Një hëne e re e zjarrtë optimizmi.

Kjo hëne e re hap mundësi të reja ketë dy javësh të fundit të vitit.

Kjo hëne është e ndritshme në Shigjetar dhe bën lidhje interesante me Afërditën në Shigjetar dhe Merkurin në Shigjetar dhe Saturnin që është akoma në Shigjetar.

Shumë planetë në Shigjetar sjellin ide të ndritshme, situata të gëzueshme dhe temperament artistik.

Frymëzim për gjera të reja në jetën personale dhe profesionale si edhe ëndrra për një të ardhme edhe më të ndritur.

Urani në Dash bën lidhje pozitive me hënën e re në Shigjetar shton dëshirën për ndryshime, horizonte të reja dhe qëllime të reja.

Shumë interesant është afrimiteti i Diellit dhe hënës së re në Shigjetar me qendrën e Galaktikës sonë.

Energjia e qendrës do na çlirojë nga traumat dhe të kuptojmë qendrat e bllokuara.

Jupiteri që është edhe udhëheqësi i hënës së re në shenjën metafizike të Akrepit në lidhje të mira me Marsin në Akrep dhe Neptunin në Peshk katalizon në mënyre harmonike frymëzimin nga çdo qelizë e shpirtit.

Ikona alegorike e një skulptori që materializon në art ëndrrat e tij.

Ky mesazh na përcillet këto ditë.

Dashi ka mundësi të një kthese dhe ndryshimi të madh në jetën e tij dhe të kuptoj qendrat e bllokuara në trup dhe në jetën materiale.

Demi do çlirohet nga një ngarkese e madhe shpirtërore dhe fizike, por ndoshta edhe nga ndonjë gabim i cili i ka kushtëzuar lirinë.

Binjaket do kenë bashkëpunime të reja dhe oferta të cilat do ndryshojnë strukturën e punës dhe te bashkëjetesës në çift.

Gaforrja do ndryshoj rutinën e jetës së përditshme. Punë e re, aktivitet i ri, pamje e re dhe ndoshta çlirim nga disa probleme shëndetësore. Jeta erotike premton shumë.

Luani do shijojë çaste të magjishme dhe do bëjë art në çdo iniciative shprehjeje apo projekt që i del si frymëzim apo si dëshirë.

Virgjëresha do çlirohet nga bllokimet në jetën e familjes apo te karrierës dhe do ketë lajme të mira në lidhje me bashkëpunimet e martesën.

Peshorja do ketë kontakte të shumta, udhëtime, informacione e mesazhe të cilat do i shërbejnë në çdo plan apo strategji. Udhëtimet e largëta i hapin horizonte të reja.

Akrepi do ketë shansin e madh të shikojë ndryshime pozitive në heshtjet ekonomike dhe hapje të reja në jetën personale ku çdo gjë do shkoj me ngritje. Dashuria dhe erotizmi apo arti dhe talentet do i shpërblehen të gjitha.

Shigjetari do jetë nën një ndikim të fortë energjie pozitive ndryshimesh dhe hapje të reja. Mund ta shfrytëzojë ketë moment për çdo rregullim apo sqarim dhe ecje përpara.

Bricjapi do jetë në momentin më frymëzues dhe strategjik, por e shikon të ardhmen në formë bashkëpunimi dhe aleancash apo në mënyrë ngritjeje sociale.

Ujori do ketë udhëtime të largëta apo lajme ligjore që i lehtësojnë çdo procedure që lidhet me shkollimin profesionin apo jetën personale.

Peshqit do jenë të favorizuar në çdo qellim që lidhet me ëndrrat dhe dëshirat e tyre si një moment përcaktues në jetën personale dhe në karrierë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here