Berisha: Lu dhe Vlahutin janë ambasadorët e Edi Ramës, kanë anësi ekzemplare

0
184

Ish Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “360 Gradë”, ka komentuar deklaratën e ambasadës amerikane dhe misionit të BE-së në Shqipëri.

Sipas Berishës, të dy ambasadorët janë të anshëm dhe në mbështetje të Edi Ramës.

“Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vlahutin, përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në, por sillen si ambasadorët e Edi Ramës në SHBA dhe BE.  Ata kanë tejëkaluar çdo lloj kufiri në mbështetjen ndaj Edi Ramës. Unë e kam lidhur me Sorosin, majtizmin e tyre.”

Berisha tha se asnjë prej ambasadorëve nuk dënoi dhunën ndaj deputetëve të opozitës.

“A u dhunua një deputete? A tha një fjalë shkëlqesia e tij? Nuk kishte akt më të shëmtuar se përgjakja e një deputeteje. Ambasadori ka një anësi ekzemplare.”

Berisha u ndal edhe tek paraardhësi i ambasadorit Lu, ish ambasadori Arvizu dhe tha se ai ka qenë në fushatë me Arben Ndokën dhe Mark Frrokun.

“A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës, Mark Frroku dhe Arben Ndoka? A të kujtohen posterat e tyre me një ambassador? Shko gjeje, pas kaq kohe ai kthehet në Shqipëri. Arvizu ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here