Berisha flet si mjek: Kura me kokainë që përdor Edi Rama si Frojdi ndaj bipolarizmit

0

I ftuar në emisionin 360 gradë nga Artur Zheji sot në mbrëmje, Sali Berisha ripërsëriti akuzat ndaj Edi Ramës, për moslejimin e fjalës së tij në Parlament.

Loading...

I pyetur nëse ishte normale gjuha që u përdor nga Flamur Noka dhe Monika Kryermadhi ndaj Ramës, Berisha tha:

“Nuk është gjuha që duhet përdorur me një kryeministër, por është gjuha që duhet përdorur me kryehorrin e Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama. Dje Rama ekzekutoi Parlamentin në një akt skizofrenie të pastër, të kontrolluar nga kokaina. Është i sëmurë psikik. Edi Rama mjekohet me kokainë ndaj skizofrenisë, bipolarizmit, duke ndjekur metodën klasike të Frojdit”.

Zheji: Rama fitoi zgjedhjet e 25 qershorit, por ka fituar dhe pëlqyeshmërinë e ndërkombëtarëve në Bruksel dhe Uashington…

Berisha: Nëse Rama do kishte kredenciale, Shqipëria nuk do ishte kurrë në këtë stad. Vetëm kredencialet e nxira të Edi Ramës e kanë mbajtur Shqipërinë pa negociata. Ky bashkë me përfaqëëues të Brukselit në Tiranë dhe me ndonjë edhe në Bruksel, thoshte se i hapim negociatat në dhjetor, por nuk u hapën as më 2015, as me 2016, as më 2017.

Loading...

Lini nje pergjigje