Video dëshmi/ Rama tha nuk kam sulmuar Llallën, por shihni çfarë ka thënë për prokurorët e Tahirit

0
Ditën e sotme gjatë konferencës për shtyp që kryeministri Edi Rama mbajti pas votimit të Arta Markut si kryeprokurore të Përgjithshme dhe përplasjeve me opozitën në Parlament ai tha se asnjëherë nuk e ka sulmuar kryeprokurorin Llalla, edhe pse ka hetuar njerëzit e tij.

Por kjo nuk rezulton e vërtetë, ndërkohë që vetëm një muaj më parë Rama ka sulmuar prokurorët që nisën hetimin ndaj ish Ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Loading...

Rama sot u shpreh se: “Adriatik Llallën e falenderoj sot edhe pse hapi hetime ndaj përfaqësuesve të PS në qeveri në nivel qendror e vendor. Ai nuk u pengua dhe as nuk u sulmua kurrë nga qeveria që unë drejtoj sepse ne jemi ndryshe dhe kurrë nuk e përdorim fuqinë e pushtetit për të mbrojtur njerëzit tanë edhe kur ky organ disa here nuk ka qene bindës”.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së grupit pas vendimit të Tahirit një muaj më parë ai deklaroi se: “Ky është një vendim personal, në asnjë rast tjetër nuk do ta kisha kuptuar dot pranimin e këtyre kërkesa ve që mbeten ekstreme. Ti shkosh tjetrit në shpi, ta ndalosh të dal jashtë vendit. Në një mungesë ekstreme provash”, shprehej asaj kohe kryeministri Rama. /Opinion.al

Loading...

Lini nje pergjigje