Rezulton të ketë votuar Kryeprokuroren, deputeti i PD kërkon ndjekje penale për hajdutin e votës

0
158

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka reaguar pas daljes së fletës me emrat e deputetëve që votuan pro zgjedhjes së Prokurores së përkohëshme të Përgjithshme.  Në listë gjendet edhe vetë emri i deputetit, i cili në një reagim në Facebook, kërkon që të ndiqen penalisht ata që vodhën dhe tjetërsuan votën e deputetëve.

“Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve!

Deputetë të maxhorancës vjedhin votën në sallën e parlamentit; në prani të kamerave, të fotografëve dhe të çdo shqiptari që ndiqte këtë seancë.

Mendoni çfarë kanë bërë me votën e qytetarëve. Mendoni çfarë kanë bërë dhe bëjnë me tenderat dhe aferat korruptive që janë në dokumenta që nuk i sheh dot publiku.

De-legjitimimi i Parlamentit të Shqipërisë u vulos edhe me këtë akt mbyllës të pa ndodhur kurrë më parë.

Jo vetëm politika po mbarë opinioni publik, shoqeria civile dhe çdo zë i rëndësishëm duhet t’i japë vëmëndjen e duhur këtij akti që shemb plotësisht shtetin së drejtës”, shkruan Salianji në rrjetin social.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here