Posti i ri/ Deklarata: Ketë nuk duhet ta kishe pranuar zonjë Kryeprokurore e përkohshme!

0
254

Ish zëvendësministrja e Integrimit shprehet se Arta Marku nuk duhet ta kishte pranuar postin e kryeprokurores së përkohshme në një votim si ky i sotmi, mes revoltës, tymit dhe dhunës.

Në një status në Facebook, Erisa Xhixho shkruan:

Shume e rende te pranosh postin e kryptokurorit mes revoltes,tymit dhe dhunes. Kete nuk duhet ta kishe pranuar zonje Kryeprokurore e perkohshme.

Kam qene tek ky shesh ne 2008 kur luftonim per ndryshimet kushtetuese te cilat deformonin demokracine dhe koha na dha te drejte. Prap tek ky shesh per te bere detyren qytetare per mos shkeljen e kushtetutes.

Pasi si juriste ,si qytetare nuk mund ta pranoj qe Parlamenti i vendit tim te shkeli me vullnet Kushtetuten duke i hequr cdo lloj legjitimiteti institucionit me te rendesishem per luften ndaj krimit dhe droges ate te Kryeprokurorit te Shqiperise.

Kjo arrogance e kesaj qeverie vetem te krijon bindjes se misioni per nje Shqiperi Europiane eshte shume larg me ta.

Protestat dhe shfrytezimi i gjithe mjeteve demokratike duhet te vazhdojne deri sa e gjithe klasa politike te kuptoje qe vetem Shteti ligjor dhe konsolidimi i Demokracise mund te na coj perpara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here