‘Një Kryeprokurore mes tymit dhe gjakut, sot vdiq legjitimiteti i Parlamentit Shqiptar!’

0
151

Ish-ministrja e Integrimit ka reaguar pas zgjedhjes së Arta Markut kryeprokurore e përkohshme. Në një status në Facebook, Klajda Gjosha shkruan:

Një Kryeprokurore mes tymit dhe gjakut!

Një absurditet i paimagjinueshëm ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë ku përmes arrogancës dhe kartonave të paligjshëm zgjidhet një Kryeprokurore në shkelje të plotë të Kushtetutes së këtij vendi! Por sot mbi cdo gjë tjetër ka ndodhur një precedent i rrallë, Kryeministri duke urdhëruar zgjedhjen e Kryeprokurores, ka shkelur me kembë edhe personalitetin e saj. Mes arrogancës dhe indiferencës së tymit në Kuvend por edhe gjakosjes së një deputeteje dhe aktivistëve në protest sot ai është zgjedhur vëtë në krye të një institucioni të pavarur! Sot ka vdekur legjitimiteti i Parlamentit Shqiptar! Sot ka vdekur libri themelues i një shteti që është Kushtetuta! Sot është vrarë edhe aspirata e shqiptarëve për një shtet të drejtë e me standarte europiane!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here