Alibeaj: Që nga momenti që Edi Rama u votua për Kryeprokuror, s’mund të flasim për drejtësi…

0
142

Deputeti i PD-së,  Enkelejd Alibeaj,  u shpreh se ai ka kohë që bën shaka me shqiptarët dhe që nuk tregon minimumin e respektit për opozitën, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për aspiratën e shqiptarëve të cilët duan të integrohen në Bashkimit Europian.

“Respektimi i kushtetutës,  i faktit që drejtësia duhet të jetë e pavarur, që në momentin që maxhoranca votoj si kryprokuror Edi Ramën, nuk mund të flasim më për drejtësi. Protesta e opozitës është për mbrojtjen e kushtetutës me çdo kusht dhe mbi të nuk ka asgje, mbrojnë të drejtën e tyre, në një vend minimalisht civil dhe nuk duan t’ja lënë krimit që të mbizotëroj, këto ishin dilemat që ka pasur opozita dhe populli sot, do tia lëm të ardhmen krimit apo do ta mbrojmë.

Këto hapa konsistojnë për të parë kushdo deligjitimimin e parlamentit, nga ky moment, me një qeveri e cila ka vetëm një hall të jetë Edi Rama prokurori i përgjithsëhm, me një pralament të mbushur me kriminele”, tha Alibeaj në studion e Faxneës.

Në vijim, deputeti i PD-së tha se do të marrim masat në propocion me atë që kërkon situata aktuale me të ardhmen e këtij vendi.

“Kjo çështje është përtej mureve të parlamentit, prek çdo shqiptarë, janë të drejtat e çdo shqiptari, ky njeri që ka marrë të gjitha pushtet në një dorë. Reagimi i opozitës ka filluar nga momentin kur këta gjynahaqarë nxorrën ca memo dhe filluan një proces për të zgjdhuer prokurorin. Ne kemi çuar ligjin në gjykatën kushtetuese, por kjo maxhorancë nuk pyet për vendimet e gjykatës kushtetuese.

Ne do ti vazhdojmë rrugët politike dhe parlamentare, në mënyrë paralele, për të ruajtur atë që është vlera bazike e shqiptarëve, kushtetuta”, shprehet Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here