Akti i zgjedhjes se Kryeprokurores jo vetem antikushtetues por edhe i falsifikuar

0

Deputetët e Partisë Demokratike denoncuan procesverbalin e votimit në Kuvend për Kryeprokuroren ku vërtetohet falsifikimi dhe manipulimi i votës së deputetëve. Sipas procesverbalit, në votim kanë marrë pjesë me votë pro disa deputetë të opozitës, ç’ka vërteton vjedhjen e votës në Kuvend. Deputeti Genc Pollo e vlerësoi këtë votim të paligjshëm si dhe publikoi edhe foton ku karta e tij e votimit merrej nga kreu i socialistëve në Kuvend, Taulant Balla.

“Këta fallsifikojnë edhe emrin e tyre !!! Jo më votën time!!! Votimi i PPP i paligjshëm e i pavlefshëm!!!”, tha Pollo.

Deputetja Jorida tabaku tha se ky votim është një puç kushtetues dhe për më tej i pavlefshëm.

“Sot akti i zgjedhjes së PPP (Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm) përveçse një puç kushtetues ishte dhe një proces i falsifikuar. Të paktën në dy raste deputetët e Partisë Socialiste kanë marrë kartat dhe kanë votuar duke e zhytur akoma dhe më shumë në paligjshmëri dhe antikushtetuetshmëri këtë proces. Ky proces nisi dhe bitisi si i pavlefshëm!”, tha Tabaku.

Deputeti Ervin Salianji tha se do të ketë ndjekje penale për vjedhjen e votës së deputetëve në Kuvend. Sipas tij, kjo vjedhje ja delegjitimuar Kuvendin.

“Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve! Deputetë të maxhorancës vjedhin votën në sallën e parlamentit; në prani të kamerave, të fotografëve dhe të çdo shqiptari që ndiqte këtë seancë. Mendoni çfarë kanë bërë me votën e qytetarëve. Mendoni çfarë kanë bërë dhe bëjnë me tenderat dhe aferat korruptive që janë në dokumenta që nuk i sheh dot publiku”, tha Salianji.

Për deputetin tritan Shehu, votimi është nul dhe antikushtetues. Sipas tij, provat janë të pakundërshtueshme për tjetërsimin e votës së deputetëve në Kuvend.

“Ajo që ka ndodhur sot në sallën e Kuvendit me kartat e deputetëve, e konfirmuar edhe në listën e votuesve për prokurorin, e nulifikon me prova të pa kundershtueshme atë proces votimi. Ky proces, që filloi si antikushtetues u “asgjesua” qartësisht edhe teknikisht nga një manipulim banal. Nuk thonë kot, kush do t’i bëjë varrin tjetrit bie vetë brenda!”, tha Shehu.

 

Lini nje pergjigje