Rrethimi i parlamentit, skenarët e opozitës për protestën…

0
152

Partia Demokratike në bashkëpunim me aleatët e saj te djathtë dhe te majtë do të nisë të  hënën  në mëngjes, protesten para parlamentit për të kundërshtuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, të përkohëshëm nga ana e mazhorancës.

Burimet kanë bërë të ditur se mbështetësit do të mblidhen para të dy hyrjeve të seancës parlamentare, ku nuk përjashtohen edhe shenja tensioni sidmos gjate lëvizjes së deputetëve për të hyrë apo dalë nga salla.

Mësohet po ashtu se do të jenë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike që do të mbajnë peshën kryesore të menaxhimit të pjesëmarrësve ne këtë protestë.

Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike do të jenë pjesë e parlamentit, ku do të debatojnë me mazhorancën si dhe do të organizohen për të mos lejuar, sipas tyre, votimin e njëanshëm dhe në shkelje të kushetutës së kryeprokurorit të përkohshëm. Por ashtu si dhe më parë, një pjesë e deputetëve do të dalë nga salla e kuvendit, për të folur para protestuesve.

Demokratëve këtë të henë  do ti bashkohen po ashtu dhe mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe të partive të tjera parlamentare dhe jo parlamentare.

Të shtunën në mbrëmje kryetari i PD-së Lulzim Basha i kërkoi të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen protestës së opozitës. Nderkohe që policia me sherbime të përforcuara do të mbikqyrë nga afër protestën e opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here