LSI, Vasili: Çdo lloj sakrifice nesër s’është asgjë në raport me atë që fiton vendi

0
113

Fjala e kreut te grupit parlamentar te LSI ne mbeldhjen e sotme te KDK-se

Është një mobilizim madhor në një moment kritik për vendin. Pas 27 vjetësh Shqipëria është sot, pa e ekzagjeruar fare në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj pasi shteti ligjor, shteti që është i barabartë për të gjithë qytetarët, po kërkohet që të rrëmbehet në grusht nga një grup jo vetëm kriminelesh për mentalitetin e tyre, jo vetëm maskarenjsh për mënyrën se si ata e drejtojnë shtetin, jo vetëm hajdutësh për mënyrën se si ata e rrëmbejnë shtetin, por edhe të pacipësh për moralin që ata I imponojnë këtij vendi. Sot jemi të gjithë të thirrur së bashku, dhe nëpërmjet nesh, që këtu, të gjithë mijëra njerëz që duan një Shqipëri ndryshe, qofshin këta mbështetës të cilët kanë vënë zemrat te LSI, por edhe mijëra e mijëra shqiptarë të cilët nuk e duan një Shqipëri të tillë. Ora e qëndresës është sot, nuk është nesër.

Nesër në një shtet të uzurpuar dhe të kapur prej fyti, është dita e zgjedhës, nuk është dita e lirisë. Shqiptarët e kanë provuar fare mirë se çfarë do të thotë të jesh një vend pa liri, dhe çdo të thotë që kërbaçin e persekutimit, të injorimit, të përbuzjes ta ketë në dorë një njeri, një njeri që është provë e zvetnimit më të keq moral, por edhe e një paaftësie shtetërore, që as nuk e  kemi parë dhe as nuk do ta shikojmë më kurrë, pas largimit të shpejt dhe të menjëhershëm të tij. Ndaj duke filluar nga nesër, po u them me bindje të plotë se çdo lloj sakrifice nuk është asgjë në raport me atë që fiton vendi. Kur fiton vendi do të thotë secili nga ne, secili nga ne, për ata që kanë familjet e tyre, secili nga ne për fëmijët e tij, secili nga ne për nipërat e tij, për plot e plot djem e vajza, që studiojnë dhe lexojnë dhe nuk e kuptojnë dot një Shqipëri në duart e një sharlatani të vërtet, një njeri i cili e përbuz dhe nuk e do vendin e tij, do vetëm paratë që i grabit vendit të tij, të një muhaxhiri që rastësisht është strehuar në Shqipëri, dhe po bën gjithçka që ti plaçkis dhe pikën e fundit të gjakut, ta përmbys, ta djegë dhe në fund fare të qeshë dhe të thotë që nuk ju ka ndodhur asgjë, sepse keni parë gjë akoma. Unë bashkohem 100 për qind me atë që kryetarja e LSI ka thënë që ai nuk ka parë gjë akoma, dhe një nga ato gjërat që ai nuk ka parë akoma fillon nesër. Nesër ne jemi të gjithë bashkë me një bindje të palëkundur, ashtu sikurse LSI ka qenë shumë e qartë që ditën që është themeluar, që grupi I deputetëve në parlament, pa asnjë diskutim, me një qëndrueshmëri shumë të rreptë dhe të padiskutuar, ndaj paligjshmërisë dhe rrëmbimit prej gryke të Kushtetutës së vendit, dhe gjithë mijëra të tjerët jashtë, janë dy barrikadat e mëdha, të cilat e shtypin në mes këtë shkatërrim shtetëror, që po udhëhiqet nga një bandë trafikantësh. Reforma në drejtësi, nëpërmjet së cilës duan të rrëmbejnë Kryeprokurorin, e kam thënë edhe herë tjetër, pavarësisht komenteve që ii janë bërë kësaj fjale, komente në shqip apo në anglisht, reforma në këtë mënyrë se si duan ta pushtojnë, se si duan ta gllabërojnë është  një reformë e vdekur. Ne jemi nesër atje, dhe  mijëra njerëz të tjerë do jenë përjashta, për ta ruajtur që reforma të mos vdesë. Ne jemi misionarët e Reformës në Drejtësi, ata janë shkatërruesit e Reformës në Drejtësi. Ne jemi ata që milituam vërtet dhe dhamë votat për një Reformë në Drejtësi të barabartë për të gjithë, ndërsa ata duan të rrëmbejnë Kryeprokurorin, duan të bëjnë drejtësinë për veten e tyre dhe të jetë një hu në duart e tyre kundrejtj çdo qytetari. Dikush më pyeti përse duhet të dalin njerëzit nesër, për çështjen e një Kryeprokuri? Jo, as emri i Kryeprokurorit nuk është problemi ynë, për çështjen e një prokurori, jo as emri i prokurorit nuk është problemi ynë dhe nuk ka për të qenë problemi ynë sikurse nuk ka qenë asnjëherë problem ynë. LSI nuk ka pasur asnjë propozim në jetën e saj politike as prokurorë, as për gjykatës të çdo niveli ka qenë krejtësisht jashtë kësaj çështje por I ka qëndruar parimit. Por nesër është që të ndalim prokurorët e Edi Ramës të cilët të kthejnë atë që ne lamë pas në vitet ’90 pra që të fusin në burg kë të duan, të varfërit të pambrojturit, të papërkrahurit të pambështeturit ndërsa kusarët e vërtet të rrijnë larg e të qeshin siç e keni parë që zgërdhihet ky shkollëpaku i kam thënë unë, ashtu do ti them gjithë jetën se aq shkollë ka. Madje në parlament edhe me fatkeqësitë më të rënda që më të cilat është përballur e po përballet ky vend me një varfëri ekstreme e cila i shtyu njerëzit edhe në botën e kriminalizuar të drogës e të kanabisit po nga e cila duhet ta çlirojmë njëherë e përgjithmonë. Rinia shqiptare nuk mund të jetë e kriminalizuar dhe nesër këtij shërbimi i bëjmë çdo sakrificë. E them prapë e do e them  dhe nuk dua të zgjatem më shumë sepse koha është shumë e çmuar për të organizuar më së miri dhe në mënyrë dinjitoze këtë manifestim të dinjitetit qytetar të secilit nga ne i cili  nuk pranon të nëpërkëmbët duke thënë dhe njëherë që çdo sakrificë sado e madhe është shumë e vogël në raport me atë që duam ne të realizojmë që do të thotë me një fjali të vetme të shpëtojmë vendin e të shpëtojmë një shtet i cili është në rrezikun e tij më të madh. Në mënyrë kapilare në mënyrën e hyrjes së të keqes në çdo qelizë, që kjo është një 97 më e keqe sesa ajo  97-ta që kemi kaluar dhe prandaj ne duhet ta ndalim sot që vendi të mos digjet e të shkrumbohet dhe pastaj të mbushurit me para të vërviten nëpër rrugët e Europës apo të botës dhe hallin dhe tokën e djegur ta lënë këtu nga pas. Kjo ndërgjegje polilitike, ky shqetësim qytetar duhet tiu përcillet të gjithë atyre që na ndjekin edhe nëpërmjet televizionit, po dhe gojë më gojë me gjithësecilin nga ne për të kuptuar në vështirësi të pashembullt e qorrsokak të frikshëm ndodhet vendi dhe çfarë misioni të rëndësishëm kemi ne të gjithë që ta shpëtojmë  vendin jo për interesin e ngushtë të asnjërit prej nesh këtu në sallë por një interes më të madh që shkon përtej këtij momenti dhe që po projektohet për vite me rradhë. Ndaj ne duhet ta bëjmë natën ditë dhe nesër është vetëm hapi i parë i pandalshëm deri në shkuljen e kësaj të keqeje që më në fund atdheu ynë të marrë frymë lirisht. Që njerëzit normal të mos ta ndiejnë veten anormal duke parë një anormal që qeveris dhe ku e shtuna dhe e diela e qytetarëve të jetë e shtuna dhe e diela e qytetarëve të qetë që pushojnë në vendin e tyre dhe jo një ditë më shumë ankthi dhe varfërie. Unë ju falenderoj shumë dhe në emër të grupit parlamentar të jeni të bindur që ashtu siç kemi qenë  shumë të qartë shumë të përcaktuar, krejtësisht të papajtueshëm me çdo lloj poshtërsie që kjo qeveri dhe kjo mazhorancë edhe atje në parlament bënë, kjo mazhorancë e pacipë dhe e paturp, ashtu dhe të gjithë bashkë me të gjithë ju sepse ne jemi atje po jemi përfaqësuesit tuaj. Ne jemi njëlloj si ju. Vite më parë kemi protestuar në atë vend ku do protestojmë  nesër  pikërisht për ta mbrojtur kushtetutën e vendit që po shkatërrohej në vitin 2008 dhe koha na dha të drejtë për të mbrojtur dhe për të mos pranuar një kod zgjedhor që e dërrmoi vendin nga ana elektorale dhe koha na dha të drejtë dhe përsëri koha do na japi të drejtë sepse ne jemi vendosur gjithmonë në anën e drejtë të historisë por dhe anën e drejtë të qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here