Edhe një polic në pranga, ndihmonte në kalimin e kufirit

0
138

Eshte arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nje punonjes policie I Doganës së Kapshticës. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, eshte realizra nje operacion për goditjen e një rrjeti të trafikimit të qenieve njerëzore, mes tyre edhe të një punonjësi policie.

SHÇBA kishte regjistruar një procedim penal mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë e Maqedonisë në mënyrë ilegale, mes tyre me destinacion final Francën për azil kërkim.

Ditën e diel, strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancët: Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë,

Korçë; Majlinda Seiti, 52 vjeçe, lindur e banuese në Korçë; Adriano Kocoli, 52 vjeç, lindur e banues në Korçë.

Kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 7 mijë euro për person, grupi i dyshuar, krijonte kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj, qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, në kundërshtim me ligjin, me destinacion Francën për azil kërkim.

Në disa raste, në bashkëpunim me punonjësin e policisë tashmë të arrestuar, kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Europës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here