Vendosja e 500 gr eksploziv/ Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

0

Nje sasi lende eksplozive eshte vendosur pranë nje automjet tip benz me targa AA 233 OX ne pronesi te shtetasit Endrit Sadedini ne lagjen uji i ftohte ne Vlore. Lenda eksplozive eshte pikasur nga vete pronari i mjetit, i cili ka tentuar te levize me automjet, por menjehere sapo ka pikasur qesen e dyshimte prane mjetit te tij, eshte larguar duke lajmeruar policine.

Loading...

Pas marrjes se njoftimit rreth orës 18:55, uniformat blu kane rrethuar menjehere vendin e ngjarjes ne nje perimeter te gjere sigurie, duke kerkuar edhe largimin e mjeteve te tjera perreth zones, por edhe duke ndaluar qarkullimin.

Qesja me lenden e dyshimte, per te cilen policia konfirmoi se ishte lende eksplozive ishte shumr prane automjetit. Per te vleresuar situaten u njoftuan focat xheniere te cilat mberriten nga Tirana dhe vetem rreth ores 23 e 30 minuta te mbremjes kryen shperthimin e kontrolluar. Policia konfirmoi se behej fjale per nje sasi lende eksplozive rreth 500 grame, te krijuar ne menyre artizanale dhe me celular per te ralizuar shperthimin.

Nderkohe konfirmohet se 30-vjecar Endrit Sadedini eshte shoqeruar nga policia ku nga grupi hetimor po hetohet mbi ngjarjen dhe per te nxjerre te dhena te cilat do te cojne me pas ne vleresimin e sakte te ngjarjes. Nderkohe vendosja e skeplozivit ne automjet ndodhi ne te njeten zone kur ne muajin prill te ketij viti, ne nje lokal ne pronesi te 30 vjecarit, por te dhene me qera, ndodhi vrasja e shtetasit Ergys Gjioveshaj por edhe u plagosen tre persona te tjera. Per kete ngjarje ne ate kohe u arrestua shtetasi Gani Tozaj si autor i ngjarjes.

Asokohe Sadedini sipas policise, u procedua ne gjendje te lire per mos kallezim krimi, per faktin se lokali ishte ne emer te tij.

Nderkohe referuar vendosjes se eksplozivit ne automjet,policia po heton rreth te shkuares se 30 vjecarit, ndersa nuk e ka lidhur vendosjen e lendes eksplozive me ngjarjen e muajit prill, teksa hetimet vijojne.

Po kehstu policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurise prane lokalit, ndersa burime nga policia klane konfirmuar se ne pamjet e sekuestruara duket nje person,i cili i afrohet automjetit, madje i pamaskuar, por i veshtire per tu identifkuar nga pamjet per shkak te erresisres ne vendin e ngjarjes. Dyshohet se personi qe duket e kamerat e sigurise te kete vendosur lenden eksplozive, ndersa po punohet edhe per identifikimin e tij. Referuar pamjeve, lenda eksplozive e eshte vendosur rreth ores 16 e 45 minuta.

Loading...

Lini nje pergjigje