Rihapet dosja e ‘masakrës së Çoles’, vendimi nga Gjykata Kushtetuese për 3 të pandehurit

0
143

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim vendimin për 3 të akuzuarit e ‘Masakrës së Coles’ në Vlorë, ngjarje e ndodhur më 7 prill 2015, ku u vranë tre persona.

Pas kërkesës së 3 të akuzuarve, Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e tyre duke shfuqizuar vendimin e 23 shkurtit të Gjykatës së Lartë e cila la në burg 3 të pandehurit.

Gjykata Kushtetuese kërkon të dërgohet për rishqyrtim dosja në Gjykatën e Lartë. Kujtojme se Gjykata ka dhënë nga 35 vite burgim për Bertil Aliaj dhe Ani Begaj, ndërsa Aleksandër Llanaj është dënuar me burgim të përjetshëm. Për Aliajn dhe Begajn dënimi u shkurtua.

Në këtë datë nga filmimet ka rezultuar se shtetasit Ardi (Feridian) Velaj dhe Haki Rakipi (Akil Hasanaj) janë ulur në verandën e lokalit “A…” përballë njëri-tjetrit duke biseduar. Më pas është fiksuar automjeti “BMË” me ngjyrë bezhë, i cili po kalonte përballë lokalit, dhe shtetasit Albi Limaj dhe i pandehuri Aleksandër Llanaj janë futur në verandën e lokalit “A…” në hyrjen e dytë.

Nisur nga të dhënat e përftuara nga këqyrja e vendit të ngjarjes, pamjet filmike, deklarimet e marra, ka rezultuar se shtetasi Albi Limaj dhe i pandehuri Aleksandër Llanaj, pasi janë futur në lokal, në një hark kohor në më pak se njëmbëdhjetë sekonda, i pandehuri Aleksandër Llanaj ka ecur në drejtim të shtetasve Haki Rakipi (Akil Hasanaj) dhe Ardi (Feridian) Velaj, të cilët i ka goditur me armë zjarri.

Fillimisht është goditur një herë me armë zjarri në drejtim të shtetasit Ardi Velaj (Dushi) pranë të cilit është pistoleta me numër 152175 teknikisht e rregullt, që nuk ka realizuar asnjë qitje, referuar gëzhojave të fiksuara në vendngjarje. Pra, është provuar plotësisht se shtetasit Ardi Velaj dhe Haki Rakipi ishin të papërgatitur për sulmin e të pandehurve Aleksandër Llanaj dhe Albi Limaj, duke u gjendur në befasi nga goditjet me armë zjarri.

Vetë fakti që viktima Ardi Velaj është gjetur me cigare në buzë është rrethanë që krijon bindjen e brendshme se kanë qenë të pandehurit që kanë qëlluar mbi viktimat. Një konkluzion i tillë mbështetet dhe nga koha e shkurtër prej 11 sekondash e kryerjes së veprës nga momenti i hyrjes së të pandehurit Aleksandër Llanaj dhe shtetasit Albi Limaj në lokal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here