Rekomandimet/ Zgjedhja e kryeprokurorit nga mazhoranca edhe Venecia kundër

0
164

Vendimi i maxhorancës së drejtuar nga Edi Rama për të votuar e vetme Prokurorin e Përgjithshëm është në kundërshtim të hapur si me Kushtetutën, ashtu edhe me Opinionin e Komisionit të Venecias!

Kur debatonin për reformën në drejtësi 2 vjet më parë, PS, PD dhe LSI ranë dakord të pranonin çdo opinion të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi! Këtu përfshihej edhe kapitulli për Prokurorinë, ku bën pjesë edhe çështja më e nxehtë sot, ajo e Prokurorit të Përgjithshëm.

Duke krahasuar qëndrimin e sotëm të PS më Opinionin Përfundimtar të Venecias dallohet qartë se maxhoranca e Edi Ramës ka grisur Kushtetutën dhe, bashkë me të, Opinionin e Komisionit të Venecias.

Më 15 Janar 2016, ekspertët e pranuar nga të gjitha palët si arbitra të reformës në drejtësi, për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm thanë në ‘Opinionin Përfundimtar’ se: ‘Është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm’.

Komisioni i Venecias është shprehur atëherë edhe për rolin që duhet të ketë Këshilli i Lartë i Prokurorisë në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. ‘Përfshirja e KLP-së në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të Prokurorit të Përgjithshëm’.

Në atë kohë, kur maxhoranca i kishte 84 vota në parlament, Komisioni i Venecias rekomandoi si rregull kalimtar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm ‘me një shumicë më të madhe se 3/5 at’ që, më pas, do të ishte normë për zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Por tani Opinioni i Komisionit të Venecias duket se nuk i intereson më Edi Ramës. Për të marrë nën kontroll Prokurorin e Përgjithshëm, Rama po shkel çdo standard demokratik. Kur përcakton standardet e pavarësisë së gjyqësorit, Komisioni i Venecias thotë se ‘në vendet ku Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti, rreziku i politizimit është shumë i madh. Përdorimi i një shumice të cilësuar për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të shihet si një mekanizëm për te promovuar një konsensus të gjerë’.

Por Edi Rama nuk do të marrë parasysh asnjë nga këto rekomandime të hënën, kur të votojë kandidaten e preferuar dhe kryeprokuroren e paracaktuar, Arta Marku.

Që kur ka marrë pushtetin Edi Rama e ka shkelur disa herë Kushtetutën, por që nga e hëna, ai do të jetë për herë të parë edhe Kryeprokuror i Shqipërisë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here