E besoni dot? Studimi i fundit: Hashashi ndihmon në…

0
371

Një përbërësi i kanabisit mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve psikike, ka gjetur një kërkim i fundit.

Kanabidioli, i nënshtruar një sërë hulumtimesh në vitet e fundit, njihet gjerësisht se sjell përfitime terapeutike për dhjetëra sëmundje, përfshirë skleroza e ndryshme.

Një test i ri i udhëhequr nga shkencëtarët e “Kings College London”, kanë zbuluar se ky përbërës mund të lehtësojë simptomat e psikozës, të tilla si halucinacione dhe “të dëgjuarit zëra”.

Studimi britanik përfshiu 88 persona dhe në fund të tij, shkencëtarët zbuluan se pacientët, gjatë kohës që trajtoheshin me kanabidol kishin përmirësime. Profesor Philip McGuire, studiues kryesor, zbuloi se trajtimi me CBD (kanabidol) nuk ishte i lidhur me ndonjë efekt të rëndësishëm anësor, raporton “Daily Mail”.

Megjithatë, në studim flitet vetëm për kanabidolin, pasi përdorimi i kanabisit dihet se sjell efekte anësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here